• |
ide | kryesore

“Do ju heq burgimet e përjetshme”, guximi i aktivistes të PS, Milena Deraj

Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbulohen detaje në lidhje me mashtrimin e kryer nga 30-vjeçarja Milena Deraj, e cila i mori 340 mijë euro një familjeje për një çështje gjyqësore për një krim në Velipojë.

30-vjeçarja u mori 340 mijë euro babait dhe dy djemve me premtimin se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor që kishin në Shkodër, në lidhje me një ngjarje kriminale të ndodhur në Velipojë, në vitin 2021.

Ajo u premtoi atyre se do të gjente kontaktet përmes avokatëve të njohur që të hiqte dy burgime të përjestshme.

Por duke qenë se nuk e realizoi premtimin e dhënë, por i mashtroi, familja në fjalë e ka kërcënuar me jetë 30-vjeçaren.

Gjatë seancës së dhënies së masës së sigurisë, Deraj deklaroi përpara gjykatës se është marrë peng dhe është kërcënuar nga 4 banda.

Mashtrimi i parë i Milena Derajt në fushatën e Erjon Veliajt

Gjykati vendosi lënien në burg të 30-vjeçares, ndërkohë që në kërkim janë shpallur nga policia dhe tre personat që i dhanë 340 mijë euro dhe e kërcënuan.

Deraj, një ish-punonjëse e Bankës se Shqipërisë, akuzohet dhe për një vepër tjetër penale të mashtrimit me shuma të konsiderueshme.

Ajo dyshohet se i mori një shumë prej 230 000 euro një shtetaseje, me pretendimin se do t’i investonte paratë në bono thesari me qëllim përfitimi.



5 Comments

  1. Mir bandat…po kjo shoqja e vet ku i ka gjet mijra euro..cfar tallavje..e intelektualeve nuk u del te mbyllin muajin me ushqime. Keto patronazhistet bejn nomin

  2. Shtetases Elira Shyti pretendohet se Deraj i ka marrë 250 mijë euro, me prentendimin se do t’i investonte në bono thesari dhe se do të përfitonte shuma të larta me interesa.

  3. Nqs je marre peng do ta kene pastruar pak oxhakun. Me habit guximi i ketyre kurvave mavi pasi mendojne qe jane te paprekshme dhe mund te bejne cdo gje pa i hyre gjemb ne kembe.

  4. Po ku ka bythe kjo te futet ne biseda me bandat, kjo eshte thjesht seksere per te marre parate. Jane te tjere mjeshtra ata qe luajne telat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *