• |
ide | kryesore

Paraplegjikët sërish protestë para bashkisë së Durrësit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Për të disatën herë, anëtarët e shoqatës së paraplegjikëve kanë protestuar para bashkisë së Durrësit, ku kërkojnë pagesat e prapambetura të pa paguara. Po ashtu paraplegjikës kanë kërkuar dhe listëpagesat e invaliditetit për periudhën 2005-2010, dhënia e të cilave u mohohet prej vitesh.

Kryetari i shoqatës së paraplegjikëve të Shqipërisë, Sokol Murataj tha se bashkia e Durrësit ende nuk iu ka kthyer një përgjigje, ndërsa shtoi se paratë atyre iu takojnë me ligj. “Bashkia Durrës ende nuk na ka kthyer përgjigje. Pse nuk na i jep paratë që na takojnë me ligj ? E kanë për detyrë, t’u japin personave me aftësi të kufizuar listëpagesat, një vërtetim se i kanë marrë pagesat në vitet 2005-2010, por ata nuk zbatojnë ligjin”, -tha Murataj.

foto galeri foto galeri foto galeri 123PreviousNext
Personat me aftësi të kufizuar thonë se jetojnë në kushte të vështira financiare, dhe se nuk kanë as të ardhura minimale për të jetuar. “Që në 2014 i kemi dorëzuar letrat, por na thonë jo sot, jo mot. Unë kam bërë kërkesë në bashki, nuk më kanë kthyer asnjë përgjigje dhe nuk na kanë pritur”, – tha një prej protestuesve.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *