• |
ide | kryesore

Përshkallëzimi i tensioneve në Veri, reagon menjëherë presidenca e Kosovës

Lajme, Të fundit



Pasi tensionet në Veri të Kosovës janë përshkallëzuar, i menjëhershëm ak qenë edhe reagimi i shefit të kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela.

Vela, ka ndarë në Twitter një video ku shihet një makinë duke u djegur ndërsa shkruan se strukturat kriminale të Serbisë kanë marrë urdhër për përshkallëzuar situatën në terren. Mësohet se makina e djegur i përket një punonjësi të policisë së Kosovës.

“Strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë në veri të Kosovës kanë marrë urdhër për përshkallëzimin e situatës në terren. Protestues “paqësor” që përdorin veprime hibride dhe të dhunshme kundër forcave të rendit. Dhuna nuk do të mbizotërojë. Serbia mban përgjegjësi të plotë për përshkallëzimin”– shkruan ai.

Kujtojmë se mesditën e sotme në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë.

Situata është agravuar ndërsa janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, është hedhur gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët kanë djegur edhe makina.

Kjo protestë po bëhet në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *