• |
ide | kryesore

De Laurentiis telefonon Luis Enrique për pankinën: siluron teknikun Spalletti gjatë një koncerti me tifozët

-Instant, Sport
Luis Enrique



Në shtëpinë e Napolit po përjetohet një situatë e çuditshme, e veçantë dhe kontroverse. Titulli i fituar po krijon probleme brenda stafit me teknikun Luciano Spalletti gjithnjë e më shumë në mosmarrëveshje me presidentin vullkanik Aurelio De Laurentiis. Trajneri toskan është gjithnjë e më larg nga Napoli dhe çdo ditë pret zyrtarizmin e këtij divorci të pabesueshëm. Ndërkohë vazhdojnë zërat për trajnerin e ardhshëm të Napolit.

Shumë emra janë përafruar me pankinën e kampionëve të Italisë. E tifozët tashmë të dorëzuar dhe të vetëdijshëm se nuk do ta shohin më Luciano Spalletti si timonierin e tyre. Corriere dello Sport ka zbuluar një prapaskenë të pabesueshëm. Presidenti De Laurentiis ka qenë protagonisti i një telefonate të bërë personalisht me Luis Enrique. Ish-trajneri i Spanjës, që dha dorëheqjen pas Botërorit në Katar, është në kërkim të një sfide të re. Pas aventurës negative në Romë shumë vite më parë, kur ishte fillestar, ai është gati ta riprovojë. PSG është gjithashtu pranë tij dhe për këtë arsye De Laurentiis e telefonoi personalisht. Presidenti i ka shpjeguar projektin e Napolit dhe i përshkroi të ardhmen, pa humbur shumë kohë.

4-3-3 i tij përshtatet mirë me skuadrën e kampionëve të Italisë dhe me lojën e shprehur tashmë nën drejtimin e Luciano Spalletti. Trajneri spanjoll kërkon kohë për të reflektuar dhe vlerësuar propozimet alternative. Por presioni nga Napoli është shumë i fortë, siç citohet nga Corriere dello Sport. Ndërkohë, presidenti De Laurentiis nuk ka ngurruar të shigjetojë teknikun Spalletti gjatë një koncerti të Gigi D’Alessio. Publiku ngriti një kor në favor të trajnerit toskan dhe presidenti u përgjigj: “Djema, të jesh në Napoli është një privilegj, jo një detyrim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *