• |
ide | kryesore

Grenell vijon sulmet ndaj Kurtit: Rrënuat lidhjen e fortë ShBA-Kosovë, lideri i parë që dënohet njëzëri nga demokratët dhe republikanët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-emisari i posaçën amerikan, Richard Grenell, i ka reaguar ashpër Krymeinistrit të Kosovës, Albin Kurtit, të cilit i tha se “je lideri i parë që dënohesh njëzëri nga Demokratët dhe Republikanët” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu Grenell u shpreh se Kurti “ka rrënuar lidhjen e fortë ShBA-Kosovë”.

“Ndihma nga jashtë nuk është e drejtë, megjithatë. Shtetet e Bashkuara mbështesin ata që ne besojmë se po bëjnë përparim në vlerat ameirkane. Ju rrënuat lidhjen e fortë Kosovë-ShBA. Ju jeni lideri i parë që dënoheni njëzëri edhe nga Demokratët edhe Republikanët”, ka shkruar ai.

Por, Grenell nuk u ndal vetëm më kaq. Ai e quajti “problem” edhe heshtjen e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, heshtje kjo që Grenell duket se e lexon si miratim.

“Heshtja e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, përbën problem. Hashim Thaçi, kemi nevojë për ty tani”, ka shkruar Richard Grenell në Twitter.

 

 



8 Comments

  1. Nuk e shof dot Kurtin por ky krva i Trump qe ben lobbing per Beogradin eshte i padurueshem, Nje hajdut ordiner qe vjen per te zhvatur paret e shqipetareve..te cilet me naivitet e presin dhe percjellin

  2. Bravo Kurti ! Ky frroçua flet nga vila qe i ka dhene mreti ne Palase po ne Kosove ka burra jo Bura me fustan qe i do ky..

    1. Trump ka fajet e veta dhe nje nga problemet e tij eshte se eshte ca naiv. Edhe zgjedhja seksuale e Grenell-it duhej te ishte nje sinjal alarmi per Trumpin.

      Edhe shume nga ata qe ky tipi i quan “republikane” as qe ja kane idene se ku eshte Kosova apo problemet e saj. P.sh. ku eshte revolta e republikaneve amerikane per deklarimin non-grata te Berishes nga sorrosianet e Dept. te Shtetit te SHBA?! Pastaj duhet te shohesh problemet madhore qe ka vete Amerika, qe asnje nga republikanet nuk po i gjen zgjidhje. Ke te qash me pare?!!

  3. Nuk ju pelqen amerikaneve qe Albin Kurti ështe bure qe nuk i serviloset askujt,por ështe stoik dhe i pa lëkundur ndaj vlerave e parimeve.Pse vnuk thone amerikanet se ku e ka kaluar vijën e kuqe Albimi.Nuk ju pelqen atyre qe shteti i Kosoves po perparon me shpejtesi ne konsolidimin i tij si shtet,jashte pazareve amerikane e europiane.Amerikanet duan qe gjithcka ta kene ne dore vete,dhe kushdo te varet prej tyre,dhe kushdo qe do varet prej tyre ska per te bere progres.Ne Shqipëri kane gjetur udheheqes servila dhë bejne cte duan.

    1. Fiks. Ketu i thone opozites qe po nuk hyre ne zghedhje do hash bar, dhe Rames kur mori bashkite aforfe me 2019 i thane ti gezosh. Atje atyre qe hyne ne zgjedhje u thone prit mos hyni ne zyra se nuk fuan keta qe refuzuan te merrnin pjese, ndersa atyre qe perdorin dhune ndaj institucioneve u thone bravo ju dhe ai qe ju komandon nga Beogradi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *