• |
ide | kryesore

I riu ndërron jetë pas sfidës së alkoolit në TikTok

Lajme, Planet



Një i ri, që punonte si ‘influencer’ (ndikues i mediave sociale) ka gjetur vdekjen e menjëherëshme pasi u përfshi në një sfidë live në TikTok me një tjetër influencer.

I riu, i njohur si “Sanqiange” (emri i vërtetë është Wang) u bë pjesë e një sfide, për të përcaktuar se cili influencer pinte më shumë alkool. Pija alkoolike që dy influencuesit sfiduan njëri-tjetrin ishte një pije tipike kineze e njohur me emrin Baijiu me përmbajtje alkooli midis 30% dhe 60%. Të tilla gara bëhen me qëllim që ndikuesit e TikTok-ut të fitojnë shpërblime dhe dhurata nga ndjekësit e tyre.

“Unë nuk e di se sa shumë kishte konsumuar para se të vdiste, por në pjesën e fundit të live-t, pashë që kishte përfunduar tre shishe përpara se të fillonte të katërtën“, tha një ndjekës dhe mik i Wang.

Skema e transmetimeve të drejtpërdrejta që përdor TikTok ka krijuar një industri kolosale fitimprurëse që shkon në miliarda dollarë. Vdekja e Wang  mund të nxisë sërish debatin për këtë platformë të kritikuar shpesh vitet e fundit, e cila ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve për shkak të stilit të jetesës luksoze që përdoruesit e saj reklamojnë dhe sfidave të çuditshme në të cilat ata marrin pjesë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *