• |
ide | kryesore

Iu mori 570 mijë euro përmes mashtrimit 4 personave, burg për ish-punonjësen e BSH

Lajme, Të fundit



Milena Deraj, u la të premten nga gjykata e Tiranës në masën e sigurisë “arrest me burg”, nën dyshimet për mashtrim me pasoja të rënda. E reja dyshohet se kishte marrë 340 mijë euro nga Shyqyri dhe Abedin Ferracaku, për të rrëzuar dënimin e përjetshëm, që rrezikonin të merrnin për masakrën e Velipojës, me 4 të vrarë pas një sherri për shezlongët.

Ish-punonjësja e Bankës së Shqipërisë thotë se përmes një të njohuri ka rënë në kontakt me Ferracakët e Shkodrës, të cilëve iu ka thënë se do t’u gjente avokatë të suksesshëm për çështjen. Ajo i ka prezantuar me dy ish prokurorë, të cilët kanë ngelur në sitën e vettingut në shkallën e parë, që punonin si avokatë. Njëri prej tyre ish prokuror në Durrës, ka marrë nga Deraj shumën prej 140 mijë eurosh, ndërsa tjetri ish prokuror në Shkodër, 200 mijë euro të tjera.

Për shkak se në lidhje me dosjen nuk po bëhej asgjë dhe dy të pandehurit rrezikonin dënimin e përjetshëm, Derajt i është kërkuar kthimi i shumës. Ajo e kthyen shumën prej 140 mijë eurosh, ndërsa 200 mijë të tjera nuk ua kishte dorëzuar akoma.

Gjatë kësaj kohe e dyshuara pretendoi se është marrë peng e kërcënuar me pistoletë në kokë, pasi paratë i kërkoheshin t’i kthente me interes. Ajo pretendon se i është kërkuar që të deklaronte se kishte dhënë para prokurores së çështjes, me qëllim që në këtë mënyrë të përjashtohej nga procesi. Deraj thotë se është kërcënuar po ashtu nga 4 grupe kriminale, dy prej të cilave operojnë në zonën e Vlorës. Ajo ka kërkuar lirimin me pretendimin se duhet të kujdesej për fëmijën e mitur, por gjykata caktoi ndaj saj masën e arrestit me burg.



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *