• |
ide | kryesore

Pistocchi zbulon lajmin bombë në merkato: “Verratti e Donnarumma pranë Juventus”

-Instant, Sport
Pistocchi



Sesioni veror i merkatos së transferimeve do të nisë në korrik dhe Juventus mund të jetë, në të mirë a në të keq, protagonist. Sigurisht e gjitha në varësi të skenarëve që do të dalin pas vendimeve të gjyqeve ende në zhvillim. Bardhezinjtë do të duhet të përballen me shumë rrethana dhe situata që mund të sjellin fytyra të reja në drejtim, në pankinë dhe madje edhe në fushë. E zërat po shtohen dita ditës. Por ai që hodhi lajmin bombë të merkatos së Juventus është Maurizio Pistocchi.

Juventus mund të rithemelohet kryesisht pas dy sezoneve për tu harruar, që nuk sollën asnjë trofe në vitrinën e rëndësishme të klubit torinez. Allegri është në dyshim dhe Giuntoli mund të jetë arkitekti i ri i rithemelimit bardh e zi.  Gazetari  e moderatori italian Pistocchi, përmes llogarisë së tij në Twitter, po i bën tifozët e “Zonjës së Vjetër” të ëndërrojnë: “Verratti dhe Donnarumma, (i njëjti menaxher si Pogba, Pimenta), janë në bisedime me Juventus, që dëshiron të rindërtojë rreth tyre një ekip më italian”.

MENAXHERJA E VERRATTI I HAP DYERT SERIE A

Në të njëjtën kohë që Maurizio Pistocchi e bën viral lajmin e e tij, mbërrijnë edhe fjalët e menaxheres së Marco Verratti. Futbollisti përjetoi një sezon të komplikuar te PSG dhe shpesh u akuzua për paraqitjet e tij pa ngjyrë. Ai u konsiderua madje përgjegjës për eliminimin e parisienëve kundër Bayern Munich në Champions League. Menaxherja e tij hapi tashmë një dritare për rikthimin e lojtarit në Itali. Për mesfushorin do të ishte hera e parë që do të luante në Serie A: “Herët a vonë një italian mendon të kthehet në vendin e tij. Gjithmonë dëshiron të kthehet. Nuk mund të them nëse është edhe rasti i tij…”. Fjalët e Pimenta për calciomercato.com lënë një dritë të kthimit të tij në Itali.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *