• |
ide | kryesore

Sylvinho gjen portier, rikthehen mbrojtësit: ja risitë e listës së Kombëtares për Moldavinë & Ishujt Faroe

-Instant, F1, Sport
Sylvinho



Më shumë lojtarë se tre muaj më parë me emra të rinj e rikthime të rëndësishme. Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Junior ka shpallur listën me emrat e 27 lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e kualifikueseve të Euro 2024. Sylvinho, pas humbjes me Poloninë do të kërkojë fitore ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Do të jenë katër portierë të ftuar në grumbullim dhe përveç Etrit Berishës, Thomas Strakoshës e Elhan Kastratit në listë është edhe Simon Simoni. Portieri i Kombëtares U-21 dhe i Eintracht vjen për herë të parë me ekipin në një ndeshje zyrtare. Në mbrojtje rikthehen Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli. Të dy qendërmbrojtësit munguan në mars ndaj Polonisë për shkak dëmtimi, ashtu si edhe Adrian Bajrami, i cili është ftuar për këto sfida.

Emrat e tjerë që përbëjnë repartin e mbrojtjes janë Ivan Balliu, Elseid Hysaj, Federic Veseli, Enea Mihaj dhe Andi Hadroj. Thirrja e parë edhe për Mario Mitaj, i cili gjithashtu vjen nga Kombëtarja U-21. Edhe në mesfushë ka një rikthim të rëndësishëm, pasi Keidi Bare e ka lënë pas dëmtimin dhe është plotësisht i gatshëm për Kombëtaren. Klaus Gjasula, Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Nedim Bajrami, Keidi Bare, Qazim Laçi dhe Anis Mehmeti plotësojnë repartin.

Për sulmin trajneri Sylvinho ka preferuar 6 lojtarë, me një rikthim të madh: Armando Sadiku. Trajneri ka grumbulluar edhe Ernest Muçin, që do të kompletojë repartin me Myrto Uzunin, Taulant Seferin, Jasir Asanin dhe Sokol Cikalleshi.

AXHENDA KUQEZI

Trajneri Silvinjo do të dalë në një konferencë për median më datë 5 qershor për të folur në lidhje me listën dhe dy ndeshjet. Skuadra do të jetë e plotë në grumbullim duke filluar nga data 12 qershor. Gjithsesi, lojtarët që do të përfundojnë më herët impenjimet me klubet e tyre do të paraqiten në grumbullimin që do të bëhet në Tiranë. Seancat stërvitore do të zhvillohen në Shtëpinë e Futbollit. Shqipëria do të presë Moldavinë më datë 17 qershor në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Ndërsa më datë 20 qershor Kombëtarja do të luajë në transfertë ndaj Ishujve Faroe në stadiumin “Tórsvøllur” të Torshavnit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *