• |
ide | kryesore

Video/ Moti i bukur, ushqimi i mirë e tifozët si në Argjentinë: Zabaleta rrëfen eksperiencën kuqezi

-Instant, Sport, Video
Zabaleta



Askush më parë nuk ka qenë kaq “shqiptar” sa amerikano-latinët e stafit drejtues të kombëtares: Sylvinho, Zabaleta dhe Doriva. Ata po jeptojnë pjesën më të madhe në Shqipëri, ndryshe nga të mëparshmit që vinin vetëm në raste ndeshjesh. Pablo Zabaleta është padyshim një nga futbollistët e famshëm argjentinas, që ka luajtur në nivele të larta të futbollit europian. Ish-mbrojtësi iu bashkua brazilianit Sylvino për t’u bërë pjesë e stafit teknik të Kombëtares shqiptare në muajin janar.

JETA NË TIRANË

Teksa rrëfen eksperiencën e tij të re, Zabaleta shprehet i impresionuar me gjithçka ka gjetur në Shqipëri. Argjentinasi shpreson që të vazhdojë sa më gjatë këtu: “Më duhet të them se rrugëtimi ka qenë i pabesueshëm. Ne erdhëm me Sylvino për herë të parë këtu në janar. Ka qenë një eksperiencë e bukur të them të drejtën, në çdo drejtim. Kompleksi i ri stërvitor, zyrat, qyteti i Tiranës, sepse ne kalojmë shumë kohë këtu në Shqipëri. Moti, ushqimi i mirë, njerëzit na kanë dhuruar një kohë të shkëlqyer në Shqipëri. Shpresojmë të vazhdojmë ta shijojmë këtë eksperiencë dhe kemi disa ndeshje para nesh.

PUNA NË FSHF

Ndërkohë Zabaleta tregon edhe për punën e madhe që stafi teknik ka bërë në këto muaj të pare: “Kalojmë orë të tëra duke punuar në zyrë, duke parë videot e lojtarëve. Duam t’i njohim edhe më mirë lojtarët shqiptarë. Para se të vinim njihnim disa prej tyre, por duhet të përgatisnim një listë të madhe me emrat 40 apo 50 lojtarëve. Jo vetëm me ato që luajnë jashtë, por edhe të kampionatit shqiptar. Kështu që në fund duhet të kesh një listë finale me 23 ose 26 lojtarë, por ne mbajmë në vëzhgim një listë me rreth 50 lojtarë”, tha ndihmës trajneri i Kombëtares në një intervistë të dhënë për Fshf.org.

NDESHJET ME MOLDAVINË E ISHUJT FAROE

Argjentinasi u ndal te debutimi me Poloninë dhe impakti që ka pasur me lojtarët shqiptarë. Për Pablo Zabaleta është shumë e rëndësishme që të shfrytëzohet ajo që u ndërtua me punë e mund në sfidën e marsit. E kështu, të vijohet përgatitjet me synimin për t’u përmirësuar për dy ndeshjet e qershorit, ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe: “Kemi udhëtuar në Itali, Angli apo Spanjë për t’u takuar me të gjithë lojtarët. Kur erdhi ndeshja me Poloninë 10 ditë para sfidës, ne përzgjodhëm 23 lojtarët që menduam se ishin të duhurit për atë ndeshje. Për fat të keq, nuk morëm pikë ndaj Polonisë, por mendoj se paraqitja jonë ishte shumë e mire”. “Kam parë derbin e kryeqytetit dhe disa ndeshje të tjera në Shqipëri, dhe kam kuptuar që tifozët në Shqipëri janë të ngjashëm me ata të Amerikës Latine, shumë të apasionuar pas futbollit. Nëse krijojmë një atmosferë të bukur për ndeshjen me Moldavinë në shtëpi, do të ishte fantastike”, tha Pablo Zabaleta në rrëfimin e tij.

https://youtu.be/HFHQoCnJDAQ



1 Comment

  1. Po qe ne vuajme per buke si tia bejme? Te gezojemi qe bejne qejf te huajt dhe trajtohen shume here me mire ne token tone nga tradhetaret cifuto masonik qe kemi ne Pushtet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *