Tek zona e grumbullimit të plehrave në Vlorë ende vijon problematika e zjarreve.
Edhe këtë të shtunë, kjo zonën është përfshirë nga flakët. Ende nuk dihet nëse këto zjarre kanë një autor. Të pranishëm në vendngjarje janë edhe tre zjarrfikës. Ndërkaq, po shkohet drejt lokalizimit të zjarrit.
Kjo nuk është hera e parë që kjo zonë përfshihet nga flakët. Në këtë zonë ka pasur djegie të vazhdueshme të plehrave.