Një krim i rëndë në familje është parandaluar ditën e sotme në Dibër, ku një 64-vjeçar ka dhunuar fizikisht dhe ka kërcënuar me armë bashkëshorten dhe djalin e tij 17-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Trepc, njesia Administrative Melan, ku për shkak të konfliktit në familje, Haxhi Shtjefni, i zoti i banesës po kërcënonte për të vrarë bashkëshorten dhe djalin.
Policia njofton se Shtjefni është arrestuar dhe se është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë e gjahu