• |
ide | kryesore

Mbreti Charles nderon Tina Turner

Paparazzi, Slider



Mbreti Charles III nderoi të ndjerën Tina Turner me një homazh muzikor pasi ajo ndërroi jetë të mërkurën.

Monarku i sapo kurorëzuar lejoi Bandën e Gardës Uellsiane të performonte hitin e saj të vitit 1989 “The Best” gjatë ndërrimit të rojes përpara Pallatit Buckingham të premten, sipas pamjeve video të shpërndara nga Forces News.

Charles, u takua për herë të parë me këngëtaren në vitin 1986, kur ajo performoi në koncertin e Prince’s Trust All-Star Rock në stadiumin Wembley të Londrës. “The Best” është një këngë që është e dashur për anëtarët e tjerë të familjes mbretërore. Në një episod të dhjetorit 2021 të serialit “Time to Walk” të Apple Fitness+, Princi William zbuloi se nëna e tij, Princesha Diana, do të luante këngën për të dhe vëllain e tij, Princin Harry, ndërsa ajo do i çonte ata në shkollë.

“Një nga këngët që mbaj mend masivisht dhe ende e pëlqej, është “The Best” e Tina Turner sepse duke u ulur në sediljen e pasme  më dukej si një moment i vërtetë familjar”, ndau Princi i Uellsit. “Dhe nëna ime, ajo do të udhëtonte me makinë, duke kënduar bashkë me ne.” William, i cili ishte 15 vjeç kur Diana vdiq në vitin 1997, vazhdoi: “Ne madje do të merrnim policin [sigurimin] në makinë: herë pas here ai do të këndonte me ne.“Kur e dëgjoj tani, më kthen në ato udhëtime me makinë dhe sjell shumë kujtime,” shtoi ai.

Turner ndërroi jetë  në fillim të kësaj jave në moshën 83-vjeçare për shkaqe natyrore. Një mori personazhesh të famshëm, duke përfshirë Mick Jagger, Oprah Winfrey, Cher dhe Angela Bassett ndanë kujtimet e tyre për këngëtaren “Proud Mary” në mediat sociale, ndërsa Beyoncé dhe Lizzo – e nderuan në skenë./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *