• |
ide | kryesore

Shkatërrohen 31 sera kanabisi në Kurbin, një i arrestuar

Lajme, Të fundit



Policia e Lezhës ka lokalizuar dhe shkatërruar ditën e sotme 31 sera të vogla kanabisi në Skuraj të Kurbinit.

Gjatë kësaj faze të megaoperacionit ‘Imazhi’, në terrenin e vështirë malor të fshatit Skuraj, janë gjetur dhe shkatërruar 31 sera të vogla, brenda të cilave ishin të kultivuar 3510 bimë narkotikë cannabis sativa.

Gjithashtu është bërë i mundur identifikimi i autorëve. Në pranga ka përfunduar Dritan Margjoni, si dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, Fation Margjoni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *