• |
ide | kryesore

Video/ Compagnoni, gafa epike e telekronistit gjatë komentit të Inter-Atalanta

-Instant, Sport, Video
Compagnoni



Maurizio Compagnoni ka qenë protagonist i një gafe epike teksa komentonte ndeshjen e mbrëmshme mes Inter dhe Atalanta. Inter fitoi 3-2 ndaj Atalantës në San Siro me me 2 gola në 3 minutat e para, të shënuar nga Lukaku dhe Barella. Ishte Pasalic ai që shkurtoi distancën në pjesën e parë, para se Lautaro ta mbyllte në pjesën e dytë. Goli i mrekullueshëm i Muriel në minutën e 91′ ishte i kotë.

Me këtë fitore, Inter kualifikohet matematikisht për në Ligën e Kampionëve të radhës. Zikaltrit tani mund të vendosin gjithë energjinë në finalen e Champions League kundër City më 10 qershor. Për Atalantën, nga ana tjetër, është garancia përfundimtare për të mos hyrë në 4 më të mirët.

GAFA E COMPAGNONI

Megjithatë skenën në rrjetet sociale e ka marrë komentatori i ndeshjes Maurizio Compagnoni. I ekzaltuar nga dygolëshi i zikaltërve në minutat e para, ai u përfshi nga entuziazmi i momentit. Arriti deri aty sa nuk e kuptoi atë që ishte një deja-vu e pabesueshme. Në fakt, kur ndeshja ishte vetëm në minutën e tetë, Sky rishfaqi aksionin e golit të parë të Lukaku, por komentatori nuk e kuptoi dhe e komentoi me entuziazëm veprimin. Ai u gëzuar edhe për 3-0 e shënuar nga belgu, para se të kuptonte se ajo që po shihte ishte një përsëritje. Komentatori u përpoq ta merrte me të qeshur, por ata që e ndoqën ndeshjen nuk mund të rezistonin pa vënë në pah gafën e tij në rrjetet sociale.

@colazionedacatullo #interatalanta #compagnoni #lukaku #skysport #inter #replay ♬ suono originale – colazionedacatullo



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *