• |
ide | kryesore

VIDEO/ Kaos në qendrën e votimit në Turqi për shkak të një miu

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Turqi



E gjithë vëmendja këtë të diel është përqendruar tek raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Turqi. Mediat turke kanë raportuar zhvillime të shumta nga ajo po ndodh atje, por ka tërhequr vëmendjen një incident në qytetin e İskenderun.

Në shkollën e mesme “Fatih Sulltan Mehmet Imam Hatip” është ndërprerë procesi i votimit për pak minuta për një arsye të pazakontë. Shkak është bërë dalja e një miu në qendrën e votimit. Kjo ka bërë që shumë prej komisionerëve dhe të pranishmëve të alarmoheshin.

Disa nga zonjat u ngjitën mbi tavolina ndërsa disa të rinj përpiqeshin të neutralizonin miun. Të tjerë shpërthyen në të qeshura nga e gjithë kjo situatë. Votimi u pezullua për pak kohë derisa miu u largua. Më pas votimi iu kthye normalitetit, por pamjet kanë bërë xhiron e mediave sociale. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *