Te PSG ishin bërë gati për festën e titullit kampion në Ligue 1, që mbërriti pas barazimit ndaj Strasbourg. Por përpara se tifozët në stadium dhe lojtarët në fushë të festonin, pati momente frenetike para ndeshje, me protagonist Kylian Mbappé. Sulmuesi goditi dhunshëm një top drejt portës, por shënjestra nuk ishte ajo e duhura. Topi goditi një tifoze që ndodhej në tribunën pas portës, duke i thyer hundën.
Tifozja e re është goditur plotësisht në fytyrë, duke u gjakosur pas hemoragjisë që pati nga hunda. Sulmuesi parisien nuk u mendua dy herë dhe bëri që mjekët të ndërhynin për ta kuruar. Për ta bërë të mundur këtë, vajza zbriti në fushën e stadiumit ku stafi mjekësor mundi t’i jepte ndihmën e duhur.
An effort from Kylian Mbappé hit a fan in the stands in the face during warmups for PSG.
He immediately went over to her to see if she was okay and stayed with her as she was being treated.
🙏❤️ pic.twitter.com/y0ca6R0BAH
— ESPN FC (@ESPNFC) May 27, 2023
DHURATA PËR VAJZËN E DËMTUAR
Jo vetëm kaq. Pas nxemjes, kur u rikthye në fushë, Mbappé shpejtoi te tifozja për t’u siguruar për gjendjen e saj. Sulmuesi gjithashtu i dhuroi asaj fanellën e tij. Një mënyrë e bukur për t’i kërkuar ndjesë vajzës, e cila, duhet thënë, pas goditjes së keqe që mori dhe frikës që përjetoi, u duk se ishte mirë, për fat.
Pamjet e incidentit të ndodhur në stadiumin e Strasbourg dhe gjithashtu të sjelljes së bukur të Mbappé u bënë menjëherë virale në internet.
Mbappe took the fan with him & gifted her a jersey, he’s literally the sweetest 😭
pic.twitter.com/imrVGde6e5— ♡ (@skillfulmbappe) May 27, 2023