“Uarda do të martohesh me mua”? Pyetja që Myrto Uzuni kishte menduar ta bënte pas ndeshjes që e ngjitit Granada në La Liga, u shfaq në ekranin e stadiumit, duke i dhënë ngjyrime të tjera emocionale mbrëmjes. Sigurisht sulmuesi beratas i kombëtares e kishte menduar në detaje e pasi shënoi golin që e ngjiti në kuotën 23, golashënuesi më i mirë i Segunda, bëri propozimin e tij për martesë.
27 maji i vitit 2023 do të mbetet e paharruar për Myrto Uzunin. Në fusha, Granada e udhëhequr prej tij u shpall kampion dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në La Liga, krah të mëdhenjve të futbollit spanjoll. Beratasi shënoi 23 gola në kampionat, duke fituar titullin “Këpuca e Artë” si golashënuesi më i mirë i Segunda. E në fund, propozimi për martesë për të dashurën e tij Uarda Hyseni, në mes të fushës, që këtë sezon i dhuroi aq shumë kënaqësi.
Për ndeshjet e Kombëtares me Moldavinë dhe Ishujt Faroe Uzuni vjen tashmë si një lojtar i La Liga. Beratasi ishte golashënuesi më i mirë në Liga 2, duke e mbyllur kampionatin me 23 gola dhe 5 asist. Një diferencë +4 gola nga De Haro i Miranda, që u renditi i dyti me 19 gola dhe 7 asist. Mbetet i pathyer për fare pak (2 gola), rekordi i golave të shënuar në një sezon të vetëm nga një sulmues i Granada.
Los que os habéis ido os habéis perdido a Uzuni pidiendo matrimonio en helicoptero 🚁 pic.twitter.com/G2loURQCIi
— Antonio Francisco Pérez (@AntonioF97) May 27, 2023