• |
ide | kryesore

Video / Serie A: Juventus-Milan 0-1, Giroud “dërgon me kokë” kuqezinjtë në Champions League

F1, Sport



Në ndeshjen e fundit të javës së 37-të të Serie A, Milani mundi 1-0 Juventusin, blindon një javë më herët vendin e katërt dhe kualifikohet matematikisht në Champions League, duke qenë se Atalanta është 6 pikë prapa. Nga ana tjetër, djemtë e Allegrit mbetet në vendin e shtatë që vlen për Conference League. Ndeshja në Allianz Stadium u vendos nga një magji e Giroud në minutën e 40-të: francezi u shkëput nga markimi i Gattit dhe mundi Szczesny me një goditje të shkëlqyer me kokë. Juventus sulmoi me pak qartësi dhe iu afrua barazimit në minutën e 92′-të me Danilo, gjuajtja e të cilit nga disa hapa larg u refuzua nga këmba e Kalulu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *