• |
ide | kryesore

Afida Turner: Tina kishte frikë se djali i saj do bëhej si Ike

Paparazzi, Slider



Afida Turner po ndan detaje të reja rreth betejave të vjehrrës së saj, Tina Turner, para se të ndërronte jetë në moshën 83-vjeçare.

Muzikantja franceze zbuloi se Tina kishte frikë se djali i saj, Ronnie, do të “bëhej si” babai i tij, Ike, i cili ushtroi dhuunë ndaj këngëtares “Proud Mary” gjatë martesës së tyre 16-vjeçare. “Tina ndonjëherë më thoshte: ‘Ti nuk duhet të qëndrosh me të. Ai do të jetë si babai i tij”, tha Afida për Daily Mail në një intervistë të botuar të shtunën. “Është shumë e rrallë që një nënë ta thotë këtë.”

Frika e saj se Ronnie do të trashëgonte tendencat e dhunshme të Ike pothuajse u realizua, tha Afida, duke pranuar se djali i 12-herë fitueses së Grammy fillimisht shfaqi tipare të ngjashme. “Fillimisht, ai ishte disi si babai i tij, por më pas po shkonte shumë mirë,” u shpreh ajo duke kujtuar se e paralajmëroi burrin e saj të ndjerë, i cili vdiq nga kanceri i zorrës së trashë në dhjetor në moshën 62-vjeçare, se do të largohej nëse kjo sjellje do vazhdonte

“Ai bëri një përpjekje shumë të madhe për të më mbajtur mua. Në fillim ishte shumë e vështirë sepse nuk isha e gatshme të qëndroja me të”, shtoi Turner. Ronnie vdiq vetëm disa javë pas diagnozës së tij me kancer, duke e bërë atë djalin e dytë të Tina-s që ndërroi jetë para artistes. Djali më i madh Craig, vdiq në vitin 2018 nga një plagë e vetëshkaktuar me armëe zjarri. Tina kishte adoptuar gjithashtu dy djemtë e Ike, Ike Jr. dhe Michael, nga lidhja e tij e mëparshme me Lorraine Taylor.m “Nëse humbisni një fëmijë ose një të dashur, do të qani çdo mëngjes dhe çdo natë”, tha Afida./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *