• |
ide | kryesore

Fitorja e vëllait Taip si vazhdim i erdoganizimit të Shqipërisë

1, Arkiva, Ide
andi bushati



Edi Rama ishte ndër të paktët liderë perendimorë që i bëri thirrje turqve të votonin Erdoganin. Ai apeloi se vizioni, kurajoja, vullneti dhe puna e palodhur e tij e ktheu Turqinë në shembull per gjithë botën. Ai nxitoi ndër të parët ta uronte sulltanin e Ankarasë pas fitores në balotazh.

Video/ Rama me mesazh elektoral me titra turqisht pro Erdoganit

Natyrisht, përtej dashamirësisë së kryeministrit për mikun personal, mbështetjes elektorale që dy udhëheqësit shkëmbejnë vazhdimisht me njëri tjetrin, mirënjohjes për njeriun që i ka dhënë mundësinë të udhëtojë me çarter privat, çdo lider shqiptar do të kishte pak zgjedhje për garën presidenciale në Turqi. Erdogan çau me guxim murin e embargos për vaksinat në kohën e kobshme të Civid 19. Ai iu gjend qeverisë pas katastrofës së tërmetit. Pra, në një farë mënyre, secili udhëheqës i shtetit tonë do kërkonte vazhdimsinë përpara një zhytje drejt të panjohurës.

Por, pavarësisht marëdhënies personale të Ramës dhe dhuratave bujare të Raisit për ne, një mandat tjetër i Erdoganit në krye të vendit të tij, nuk është një lajm i mirë për shqiptarët.

Së pari, në një rafsh global, ai është frymëzim për autokratët që e braktisin trenin e demokracisë sapo zbresin në stacionin e pushtetit. Pra, në këtë kuptim, modeli represiv i homologut të tij të madh brenda NATO-s bëhet më i pranueshëm për tu ndjekur edhe nga dishepulli i vet në Tiranë.

Por, përpos kësaj qasjeje efemere gjurmët e ndikimit të pushtetit të liderit islamo-konservator në Shqipëri janë të dukshme. Pesha e tij tejet e prekshme.

Turqia zgjodhi sërish “Sulltanin”/ Si i përmbysi Erdogan sondazhet

Ato kanë zhvendosur shpesh qëndrimin e Shqipërisë, nga ai i aleatëve të vet perendimorë drejt votkmit në favor të Erdoganit. Rasti i abstenimit në Këshillin e Evropës, për të dënuar burgosjen politike të Osman Kavalës, është flagrant. Po e tillë është edhe qasja e qeverisë sonë, në sens të kundërt me gjithë vendet demokratike, për të fajësuar gylenistët për grushtin e shtetit të 15 korrikut. Tirana është i vetmi qytet në Evropë ku ka një memorial për viktimat e grushtit të supozuar të shtetit, në nderim të të cilëve zhvillohen për vit ceremoni. Vetë Rama e ka akuzuar organizatën e drejtuar nga imami i Pensilvanisë si të rrezikshme dhe është shprehur se organet shtetërore e mbajnë atë në kontroll.
Kjo linjë politike e artikuluar publikisht është sendërzuar edhe ne aksione konkrete që bien ndesh me shtetin ligjor. Ndryshe nga konventat që ka nënshkruar, Shqipëria ka shkelur angazhimet e marra, për ti dhënë azil politik atyre që riskojnë vendime gjyqësore të rënda, në vende ku nuk funksionon shteti i së drejtës. Rastet e mësuesve Harun Çelik dhe ai i të singjashmit të tij Selami Simsek, të cilëve i’u refuzua azili politik, janë shembuj ddmaskues të nënshtrimit të shtetit tonë ndaj kapriçove propagandistike të sulltanit të Ankarasë. Ata u deportuan duke ngjallur reagime të forta si nga OKB po ashtu dhe nga Këshilli i Evropës.

Analiza/ Ku po e çon vendin lidhja okulte Rama- Erdogan?

Po ashtu presionet për të ndryshuar krerët e komunitetit tonë musliman, sipas orekseve të atij që ndihet si kalifët e dikurshëm janë skandaloze. Më i prekshëm është rasti i shitjes apo mbylljes së një sërë shkollash të rrjetit gylenist, ose përmes shantazhesh, ose duke gjetur shkaqe teknike qesharake. Brenda botës së biznesit nuk ka sekrete për anullimin e tenderave të rrugëve vetëm se ato janë kërkuar nga Ankaraja apo për tjetërsimin e pronësisë në ndërmarrje të mëdha. Të gjitha këto kanë ardhur pas një kërcënimi arogant që presidenti turk bëri midis parlamentit shqiptar në janar 2021: “spastrimi i gylenistëve në arsim, shëndetësi dhe në komunitetin musliman është “parakusht për vazhdimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve”.

Strategjia/ Si shkëmbejnë favore elektorale Rama dhe Erdogan 

Ky pra është çmimi i dhuratave të Erdoganit, që Shqipëria po e paguan me koston e nëpërkëmbjes së shtetit të saj ligjor. Për dikë mund të duket pak. Për të tjerë, mund të quhen asgjë fskti se disa qytetarë që shkojnë për dhjamë qeni në burgjet e Turqisë, mund të mos kenë rëndësi ata nxënës të mbetur pa shkolla, mund të mos jenë të ndjeshëm ndaj shkeljes së parimeve të shtetit laik. Por të gjitha këto janë shenja të erdoganizimit të pushtetit të rilindjes. Rama nuk po e kopjon modelin e tij vetëm duke ndërtuar një regjim, ku ndonëse votohet nuk ka shtet të së drejtës. Ai po e vë administratën në shërbim të gjuetisë së shtrigave që zhvillohet përtej, në Anadoll. Në këtë kuptim, Erdogani është një nga pasqyrat ku mund të shohim atë që ndodh aktualisht tek ne. Fitorja e tij është një mundësi për të lexuar të ardhmen tonë. Jo më kot Edi Rama fliste për të njësoj siç përshkruan veten, si për njeriun që e ka shpënë vendin e vet përpara dhe e ka bërë atë të respektuar në botë.

©Lapsi.al



16 Comments

  1. Kryemuti yne nuk asht as verra e bythes e
    Erdoganit.Prandaj mos bej krahasime pa vend.
    Ti besoj je i informuar per nivelin e rrogave dhe sidomos pensioneve ne Turqi?!
    Jane disa here(5-10 here) me te larta se ne arnautistanin tone.
    Mos e harro!

    1. O koqe kanari! Edhe ti Bushat, kush ti beri 500 shtepi pas termetit?
      Nuk duhet tja dime fare per nder.
      Apo kalove lumin te dhjefsha kalin.
      Po tunelin e Kalimashit kush e inaguroi?
      Apo ku di derri c’eshte nderi?

  2. Ku te gjesh qe ky Rama ti ngjaje Erdoganit por as qe krahasohet.
    Erdogani e pranoi balotazhin si forma e demokracise kurse Berisha te ha me gjith roba.
    Kalova lumin te dhjefsha kalin eshte shprehja kombetare e jona dhe prandaj Bushati e ka kaluar lumin .
    Me mire do behet.

    1. Nëse ka një politikan që e ka të shkruar në ballë parimin e Hitlerit “akuzo kundërshtarin për atë që sapo ke bërë vetë” ky është Saliu. Dhe këtë e di sot i madh e i vogël në katundin tonë.

      1. Per Saliun e di mire se çfare kafshe e eger eshte. Kriminel patologjik. Puna eshte qe Rama e ka Saliun asetin me te vyer, dhe sa te jete gjalle Saliu, Rama do mbreteroje, por jo si mbret perendimor. Do beje çfare i do qejfi dhe asnjeri nuk do t’i kerkoje hesap, thjesht se nga ana tjeter eshte Saliu

  3. Nuk ju nda tersi juve zhelozave anti-Rame.

    Aleatet tane po fitojne kudo, ndrkohe qe armiqte tane korrin vetem deshtime kombetarisht dhe nderkombetarisht.

    Nje qeverisje e suksesshme me aleate te suksesshem.

    1. “kritiket sezonale” pse heshtin? Si mundet ti kerkosh largimin Bashes ne 2017 pas humbjes katastrofike me 450 mije vota dhe jane fshehur tani pas 14 majit megjithese Berisha mori te njejtin rezultat? Ka nje pergjigje dhe per kete. Jane KCK qe duan nje vend pune prane Kryetarit e s’kane asnje parim moral e politik qe ti udheheqe!

  4. Qeveri kjo e sukseshme e mbushur me veset me te keqia qe mund te kete nje pushtet pseudo demokratik, Ne se ka qorra, e menefregiste qe thurin lavde per bemat e ketij pushteti me komentues qe jane te ngjashem apo bashkepunetore ne te zezat e maskaralleqet e ketij pushteti te devijuar nga demokracia, ateher ky llum levduesish te qeverise me korruptive, jane ndjellesit e me mentalitet te atyre qe e shkatrruan kete popull nga te tera anet. Ateher ku mendojne ta cojne kete popull me kesi monstrash gjoja se jane me europen, e nen dervilizmin e dinakerine e tyre e shijne lemen sipas situatave qe gjendet bota e europa, e nuk e ka mendjen kush tek keta kanibale, por na lene nen sundimin anti demokratik te sektit.Persa i perket ne zgjedhjen e Erdoganit, zgjedhjet ai i beri teper demokratike, te pastra, e te dala brenda dites. Po ky KM yne , si i ben, sa zgjatin, sa nderhyn ne to, si e ben fushaten, e sa opozite ligjore pati ne zgjedhje,,,I ZHDUKU,, Pra banditin e te korruptuarin klasik hipokrit e kemi brenda shtetit tone, e te mos shkojme te Erdogani. Pa kapur ekonomine, e punen politiko ekonomikeqe ai ben per vendin e tij, e ne krahasim me ketete Rame kodoshin, ai eshte si nata me diten ne zbatim te ligjit e kushtetutes TURKE. Le te kete per shembull ne te mirat e tij, deri aty le te punoje si ai per ne , ateher do i themi jane,,,,DY SULLTANE.

  5. Shikoj shumicen e komenteve qe kritikojne opoziten, e degjoj se komentohet se kush fitoi ku,se a eshte me i mire Trump apo Biden,Erdogani a ai tjetri,i opozites turke qe humbi e nuk shikoj se cfare fituan vete shqiptaret me mosndryshimin e asgjeje. Edhe ne Danimarke e Suedi ndryshon qeveria ne zgjedhjet qe behen,ne qe kemi rrogat e pensionet me te ulta ne Europe diskutojme se Gjermanevet u ka rrene ekonomia.O shqiptare shihni njehere per vehten tuaj se bota sheh per vehten e saj ,ndaj eshte me mire.Lerini partite,shikoni cfare jete beni,nje cope buke e ka ngrene njeriu qe ne kohet me te lashta por jeta nuk duhet te jete vetem per nje cope buke si ai qeni.Ne fakt qe te jetojne me mire ne Amerike e Europe se ne shqiptaret ne Shqiperi se ne shqiptaret

  6. Turqia ka qene perhere nje vella i madh e besnik i shqiptareve. Uroj popullin turk per zgjedhjet demokratike qe zhvilloi, uroj presidentit Erdokan per mandatin e trete qeverises, qe populli turk ja besoi.

  7. “Basha nuk votoi më 14 maj” – Kryetari i Degës 8 i përgjigjet gazetarit të familjes Berisha: Gënjeshtër e neveritshme

  8. Nuk e di nese ishte nje lapsus apo nje gafe e Bushatit teksa thote ne fillim te shkrimit

    se Rama na qenka nje lider perendimor. Jo vetem qe ne kurre nuk kemi qene dhe me

    sa duken bathet nuk do te jemi kurre perendim, por vete Rama personifikon te kunderten

    e nje lideri perendimor ne formim, ne prejardhje, ne mendesi, ne respektin per shetin ligjor.

    Rama eshte tipiku i nje despoti oriental, qe shtetin e sheh si kopeshtin e tij personal, qe

    qeverine dhe admininstraten i sheh si oborrtare, qe buzhetin e shtetin e mendon si kuleten

    e tij qe mund te beje cfare te doje, qe qytetaret i sheh si skllever apo bujkerober, qe

    Kushtetuten jo vetem qe nuk e respekton por deklaron me mburrje se nuk e ka lezuar fare,

    se kodi zgjedhor per te eshte kinezeri. qe ne vend te shpalose ne zgjedhje progranin thote

    me krenari se programi jame une.

  9. Si nuk me kuptoni mor aman,
    se nuk me plas fare per Erdogan,

    se gjithe hallin e kam more xhan,
    qe der kur te vdes te jem Sulltan,

    mes Cingieve te mia qe i kam mjaft punetore,
    me Balluket e Spiropalet duke me bo Gojore..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *