• |
ide | kryesore

Champions League 2023-24, Italia mund të ketë tre skuadra në vazon e parë: ja ndarjet e mundshme

-Instant, Sport
Champions



Sezoni i futbollit tani po i afrohet fundit dhe Champions League 2023-2024 po merr formë. Ky në fakt është edhe edicioni i fundit me formatin aktual. Janë 25 skuadra tashmë të kualifikuara (plus një mes Romës dhe Seviljes), ndërsa 6 skuadrat që mungojnë do të dalin nga playoff-i që do të luhet në verë. Raundi i fundit përcaktues është planifikuar për në 30 gusht 2023. Sezoni që po mbyllet në fakt ishte një sukses për Italinë, që pretendon të ketë 3 skuadra në vazon e parë. Napoli, Lazio, Inter dhe Milan, janë të kualifikuar e atyre mund t’u shtohet edhe Roma nëse fiton Ligën e Evropës. Në këtë rast, nëse edhe Inter do të fitonte Ligën e Kampionëve, Serie A do të kishte tre skuadra në vazon e parë (Napoli i treti). Nëse zikaltrit humbasin finalen në Stamboll, ata do të zbrisnin në vazon e dytë në favor të Feyenoord, fitues i kampionatit holandez. Të sigurta në vazon e tretë, Milan dhe Lazio. Shorti i fazës së grupeve është caktuar për 31 gusht.

Vazo e parë përfshin gjashtë kampionët kombëtarë të vendeve me renditjen më të mirë të UEFA-s. Përvecv fituesve të Champions League dhe Europa League. Nëse një ose të dyja këto dy skuadra përputhen me një kampion kombëtar, vazo një do të zgjerohet edhe me fituesin të titullit të ligës, vendi i të cilit është i shtati në renditje, në këtë rast Holanda.

Ndër skuadrat e kualifikuara për në paraeliminatore janë Olympique Marseille, Sporting Braga, Young Boys, Dinamo Zagreb dhe Rangers Glasgoë. Napoli dhe Inter shkojnë drejt një shorti të butë në letër, ndërsa Lazio dhe Milan rrezikojnë grupet e hekurta në vazon e tretë.

VAZOT E SHORTIT

Vazo 1: Manchester City, Barcellona, Bayern Munich, Napoli, PSG, Benfica, Inter/Feyenoord, Roma/Sevilla
Vazo 2: Real Madrid, Manchester United, Inter/Shakhtar, Borussia Dortmund, Atletico Madrid, Leipzig, Porto, Arsenal
Vazo 3: Salsburg, Dinamo Zagreb, Feyenoord/Shakhtar, Milan, Lazio, Crvena Zvezda, Real Sociedad, Celtic
Vazo 4: Newcastle, Union Berlin, Celtic



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *