• |
ide | kryesore

Flet Tom Doshi: PD e Bashës mbështeti Becin në Shkodër, komisionerët ia dha PS

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Doshi



Kreu i Partisë Socialdemokrate Tom Doshi ka folur për herë të parë për rezultatet surprizë të forcës që ai drejton në zgjedhjet e 14 majit. Në një intervistë për Top Story, Doshi ka zbuluar detaje interesante për atë që ndodhi në Shkodër dhe se si PS arriti të thyente një bastion të së djathtës.

“Më vjen çudi që dhe sot Berisha del dhe thotë se unë kam blerë vota. Berisha së pari nuk ka parti, në fletën e votimit Sali Berisha nuk ekzistonte kund. Sali Berisha nuk ka pasur komisionerë kund, Sali Berisha nuk ka pasur numërues kund. Atë e ka braktisur elektorati i djathtë. Ata kanë luftën e brendshme, Luli ka luftu që Berisha të humbasë.

Kemi rastin e Shkodrës, meqë atij i dhemb shumë Shkodra, se Shkodrën e ka rujt si kala, por fakti i Shkodrës është që… dhe po ja bëj të qartë Sali Berishës dhe gjithë shqiptarëve se në 2021 Partia Socialiste ka marrë 16 mijë vota, PSD ka marrë 9800 vota, LSI ka marrë 7500 vota. Po t’i mbledhim të gjitha bashkë këto shkojnë 34 mijë vota.

Plus edhe partia e Bashës… sepse Alibeaj ka qenë kot, një i emëruar aty, ka marrë rreth 6 mijë vota. Këto 6 mijë vota që ka marrë partia e Lulit kanë qenë kundër Bardhit (Spahisë) dhe po t’i mbledhim të gjitha bashkë këto ku të çojnë? Benet Beci mori një rezultat sepse i kishte të gjithë këto faktorë me vete” – tha Doshi.

Ai iu përgjigj me “Po” pyetjes nëse PD-ja e vulës kishte mbështetur kandidatin e PS-së. Madje sipas tij, PS i kishte gjetur edhe komisionerë pasi ajo nuk kishte.

“Po. Partia e Bashës mbështeti Benet Becin në Shkodër. Komisionerët e partisë së Lul Bashës i ka gjet PS-ja se as komisionerë nuk kishin. Pra, Berisha ta kërkojë brenda llojit, të mos vijë ta kërkojë tek unë as tek Partia Socialdemokrate. As komisionarë nuk kanë pas” –tha Doshi që më pas foli edhe për rezultatin e partisë së tij.  

“Nuk është rezultat surprizë. Partia është rritur gradualisht. Gjatë kësaj kohe kemi punuar me njerëzit, kemi pasur shumë kontakte dhe në këto zgjedhje kemi marrë një rezultat që duhet thënë është i kënaqshëm. Nuk është se është surprizë, por është një frymë” – tha Doshi. ©LAPSI.al



12 Comments

  1. Bravo Tom cubi ! Kjo tregon se Alibasha ka punuar gjithe kohes per rilindjen sepse jane te paguar nga Edvin mavija!

      1. Tome injoranti milioner njesoj si Berisha,..Basha e paska shpallur non grata. Hahaha ta kete bere vertete po behem fans i Lulit. Fakti qe Luli i djeg edhe rilindasve dhe non gratave qenka domethenese. Forca Basha ktheu kunder non gratave dhe me .beshtetjen e perendi.itbej vetingun e ketyre politikaneve gangstere te rendomte.

  2. “Nipi i Prek Calit”, eshte zv.kryetari i partise komuniste te rilindur?! qr ketij muhabeti, qr Lul Braves, Tomes e Ramazanit bashke.

  3. Ja që Basha ka ardhur në PD për shkatërrimin e saj.Dhe s’mund t’i thuash tradhëti sepse ai ka qenë i instruktuar nga Sorrosi me kohë dhe gjithë kohës para ardhjes në PD ka qenë në lidhje me Ramën.Dhe pa pikë turpi vjen e kërkon të bëhet figurë në PD prapë!!! Më vjen shumë keq nëse me vërtetë demokratët,ata që ndjekin Bashën kanë votuar për Becin.Nuk e di nëse janë demokratë në të vërtetë apo janë oportuniste si Basha.

    1. O Gimo , edhe pallavrat e Tomes i besoke kaq kollaj mer burre…… imagjino cfare ben me rrenat e Berishes ti. Pupupu

  4. Nëse ka një politikan që e ka të shkruar në ballë parimin e Hitlerit “akuzo kundërshtarin për atë që sapo ke bërë vetë” ky është Saliu. Dhe këtë e di sot i madh e i vogël në katundin tonë.

      1. Ishte e ditur ajo qe PD- e Lulit kete pune do te bënte.Tani Luli do te na kthehet perseri,sepse ka marre ca instruksione tek takimi ne pallat.E pabesueshme se me cfare filozofie kerkon te beje per vete perseri zemra demokratesh.I krahason me veten.Mendon se demokratet mendojne si ai.Ky qe i la ne balte per vite me radhe,ky qe tradhtoi cdo parim e vlere te PD,ky qe e shiti PD tek ps,ky pazarxhiu i neveritshem,ky sot del te flase e te kuvendoje per parime e vlera,ti qaje hallet rinise,packa se si kryetar opozite i tradhetoj interesat e rinise e te pleqerise, u be njesh me pushtetin ne gjithe veprimtarine e tij te vjedhjes ,te varferimit te qytetareve,e me pas edhe te largimit te tyre nga vendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *