Të paktën tre persona kanë vdekur pasi një varkë me më shumë se 20 pasagjerë, u mbyt nga erërat e forta në liqenin Maggiore në veri të Italisë. Sipas njoftimeve, një person është ende i zhdukur. Varka u përmbys mbrëmjen e së dielës mes qyteteve Sesto Calende dhe Arona.
Pesë persona u dërguan në spital pasi u shpëtuan. Raporte të pakonfirmuara në mediat italiane thonë se pasagjerët e anijes ishin britanikë, italianë dhe izraelitë. Sipas mediave italiane, varka mbante rreth 25 persona. Ata po festonin ditëlindjen kur një stuhi përfshiu zonën. Varka u përmbys dhe u fundos menjëherë më pas. Të gjithë personat që ishin në bord përfunduan në ujë. Shumë nga pasagjerët notuan në breg ose u shpëtuan nga varka të tjera.
Fundoset një varkë me turistë në liqenin Maggiore të Italisë, humbin jetën tre prej tyre
Lajme, Planet, Të fundit
