• |
ide | kryesore

Giroud i përjetshëm, shpëton sezonin e Milan: goli i francezit vlen 50 milionë euro

-Instant, Sport, Video
Giroud

Në 30 shtator do të mbushë 37 vjeç dhe është lojtari më i vjetër që ka shënuar të paktën 10 gola në pesë kampionatet më të mira evropiane. Praktikisht është i përjetshëm Olivier Giroud. Goli i tij i fitores në ndeshjen kundër Juventus kap vlerën e 50 milionë eurove. Shkëputja e tij me kokë në një asist të Calabria, duke kërcyer mbi Gatti ishte një blitz në një ndeshje në të cilën Milan arriti rezultatin maksimal, me përpjekje minimale. Kualifikimi për Ligën e Kampionëve të ardhshëm, është i treti radhazi për kuqezinjtë e teknikut Pioli. Duhej vetëm një pikë, e në fakt erdhën tre. Vendi i katërt është siguruar një javë më herët dhe kushedi nëse do të arrijë diçka më shumë nga turi i fundit i kampionatit. Gjithnjë nëse Verona dhe Inter e lejojnë.


Një sfidë, ajo e Stadiumit, pa nota të larta. E vetmja ajo për sulmuesin francez, që arriti 12 gola në kampionat. Në një sezon të vetëm, në pesë kampionatet e mëdha evropiane, është hera e parë që nga 2016/17, gjithmonë 12 me Arsenal. Ky ishte goli i pestë me kokë në Serie A në vitin 2023 dhe asnjë lojtar nuk ka bërë më mirë në 5 turnetë kryesore në Evropë. Vendin Giroud e ndan me Victor Osimhen dhe Valentín Castellanos, edhe ata me pesë.


Një gol i rëndë ai i tij, në një mbrëmje në të cilën Leao nuk u pa fare në pjesën e parë dhe në të dytën ofroi shumë pak nga shkëputjet e tij vendimtare. Një gol që shpëton sezonin e Milan dhe nga i cili kuqezinjtë duhet të rinisin për t’u rikthyer protagonistë në kampionat. Sepse flasim për një klub që kërkon të konkurrojë me emrat e mëdhenj të Champions League. Në fund të ndeshjes ndaj Juventus, Pioli nuk ngurroi të thotë se duhen përforcime: “Ne kemi nevojë për lojtarë të fortë. Atyre u duhej kohë, nuk është vetëm faji i tyre, por momenti i vështirë i skuadrës”, tha trajneri i kuqezinjve. Pioli në fakt u kthyer të flasë për lojtarët e ardhur nga merkato e verës, nga të cilët nuk erdhi kontributi i shpresuar. “Skuadra duhet të përmirësohet”. Mesazhi është më i qartë se kurrë. Për të mos përsëritur gabimet e së shkuarës së afërt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *