• |
ide | kryesore

KFOR: 25 ushtarë të plagosur në veri të Kosovës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

KFOR-i ka lëshuar një komunikatë në lidhje me përleshjet që ndodhën në veri, ku ata mbetën cak i turmës serbe, të cilët goditën e lënduan shumë pjesëtarë të KFOR-it.

Në komunikatën e tyre, KFOR-i ka treguar se rreth 25 pjesëtarë të saj janë lënduar në veri.

“Rreth 25 të plagosur nga kontingjenti shumëkombësh gjatë ndalimit të demonstruesve protestues që ndodhi në komunën e Zveçanit.” – thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Kosovë: përleshje mes protestuesve dhe trupave të KFOR-it

Rreth 25 të plagosur nga kontingjenti shumëkombësh gjatë ndalimit të demonstruesve protestues që ndodhi në komunën e Zveçanit.

Prishtinë, 29 maj 2023. Sot pasdite njësitet e KFOR-it janë dislokuar në 4 komunat e veriut të Kosovës me qëllim të frenimit të demonstratave të dhunshme që ndodhën pasi kryetarët e sapozgjedhur ditëve të fundit tentuan të marrin detyrën.

Duke iu kundërvënë pjesëve më aktive të turmës, disa ushtarë të kontingjentit italian dhe hungarez të KFOR-it ishin objekt i sulmeve të paprovokuara dhe plagëve të marra trauma me thyerje dhe djegie nga shpërthimi i mjeteve ndezëse.

Të trajtuar me kohë nga njësitë mjekësore të KFOR-it, aktualisht janë nën vëzhgim nga personeli mjekësor i cili po vlerëson gjendjen e tyre.

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjenerali i divizionit Angelo Michele Ristuccia, personalisht po e përcjell zhvillimin e situatës dhe shpreh ngushëllimin e tij për burrat dhe gratë e misionit të lënduar gjatë përleshjeve.

Ai theksoi se sulmet e paprovokuara ndaj njësive të NATO-s janë të papranueshme dhe KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij në mënyrë të paanshme.

3 Comments

    1. Pse nuk i tregoni vendin TERRORISTEVE serb?! Pse e toleroni dhunen dhe TERRORIN serb?! Pse kur ju plagoset ndonje ushtar pushtues (amerikan/NATO) ne vendet (muslimane) qe ju keni pushtuar, ju e deklaroni menjehere si “sulm terrorist”?! KFOR ne Kosove, ka mandat te OKB, ka mbeshtetjen e popullit dhe qeverise se R. Kosove, nuk eshte pushtues, cfare duhet qe te bejne tjeter, kriminelet serbe, qe ju t’i quani me emrin qe kane, TERRORISTE?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *