• |
ide | kryesore

Konfindustria e kundërshton Ramën për vendosjen e fashës për energjinë elektrike

Lajme, Të fundit



Më herët, kryeministri Edi Rama paralajmëroi vendosjen e fashës së energjisë elektrike gjatë sezonit të verës. Konfindustria e ka kundërshtuar një nismë të tillë. Në një reagimin zyrtar, thuhet se nuk mund të ketë nismë të qeverisë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike pa pasur një analizë të thelluar profesionale mbi menaxhimin e deritanishëm të sistemit energjitik.

Reagimi i Plotë i Konfindustrisë:

“Konfindustria kundërshton cdo nismë qeveritare për rritjen e cmimit të energjisë për bizneset dhe qytetarët pa një analizë të thelluar paraprake profesionale për gjendjen dhe menaxhimin e deritashëm të sistemit energjitik. Vetëm në rast, se gjykohet, që potencialet vendore energjitike janë përdorur plotësisht me efikasitet profesional dhe pa korrupsion, është e mundshme të ndërmerren nisma për rritjen e cmimit të energjisë. Sipas të dhënave të institucioneve zyrtare humbjet nga keqmenaxhimi i sistemit energjitik në 3 mujorin e parë të vitit 2023, ku përfshihen vjedhjet dhe humbjet teknik, arrijnë në mbi 25.1% të sasisë së përgjithshme të hedhur në rrjet nga 8%, që duhet të ishin. Dëmi financiar publik nga më sipër është prej më shumë se 100 milion euro/vit.”



16 Comments

  1. Une besoj shume qeveria e rames do i japi drejtim cdo situate sic i ka dhene gjithmon jo so keto qe vetem shpifin dhe asnjegj nuk bejn turp

  2. Po ku marrin vesh keto konfindurstri se cila eshte me e mira per vendin ore… rama ben sic do vet sepse ai e di cila eshge me e mira per Shqiperine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *