• |
ide | kryesore

Luis Enrique te Napoli, ditë vendimtare: spanjolli i joshur nga projekti, por jo paga

-Instant, Sport
Enrique



I lejuar të largohet zyrtarisht Luciano Spalletti, Napoli është gati të rifillojë, me titullin të qepur në fanellë, nga një ish i kampionatit italian. Është Luis Enrique, objektivi numër një i klubit napolitan dhe i dhënë si favorit për të nënshkruar me të kaltrit. Trajneri spanjoll, dikur në krye të Romës, Barcelonës dhe po ashtu ish-trajneri i Spanjës, ka pasur kontakte të shumta direkte me presidentin Aurelio de Laurentiis. Një shenjë se tymi i bardhë mund të jetë i shpejtë. Edhe javën e ardhshme mund të arrihet në një marrëveshje përfundimtare.

Për momentin, megjithatë, akordi ende nuk është përcaktuar. Mbi të gjitha bëhet fjalë për një zgjidhje ekonomike duke qenë se “Lucho” ka kërkesa të larta, rreth 8 milionë euro në sezon. Spanjolli sigurisht është i interesuar për projektin teknik. E pikërisht për këtë arsye (përveç faktit që Giuntoli po largohet) AdL ka hyrë direkt në fushë për të marrë aprovimin përfundimtar prej tij. Me pak fjalë, ditët e ardhshme do të jenë vendimtare.

Sigurisht që skuadrës kampione të Italisë nuk i mungojnë alternativat, qoftë edhe emra të një profili pak më të ulët. Ato variojnë nga Vincenzao Italiano, i aftë për të udhëhequr Fiorentinën në finalen e Conference League, te Thiago Motta, arkitekti i sezonit të madh të Bolonjës. Por objektivi i madh mbetet Luis Enrique dhe duket se mund të jetë timonieri i ri i Napolit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *