• |
ide | kryesore

Nga Muç Nano te Fate Velaj dhe Ervin Bushati, emrat e Ramës për ambasadorë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Qeveria ka nisur procesin e zëvendësimit të disa ambasadorëve të cilëve u ka mbaruar mandati, apo janë drejt daljes në pension. Qeveria shqiptare i nis këto ndryshime të ambasadorëve të cilat duhet të ishin bërë shumë kohë më parë, por të qenurit e Ilir Metës president, shikohej si një mur pengese për emërimet e reja. Ky proces fillon tashmë që Bajram Begaj është kreu i shtetit. Mësohet se në presidencë gjatë kësaj jave pritet të mbërrijë, lista me propozimet e grupit të parë të ambasadorëve të rinj.

As qeveria dhe as presidenca nuk pranuan të komentojnë emrat e ambasadorëve të rinj, pas një kërkesë nga Top Channel. Por një prej deputetëve anëtarë i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme në dijeni të propozimeve tregoi se Ilir Gjoni aktualisht ambasador në Zvicër propozohet të shkojë ambasador në NATO pas daljes në pension të ambasadorit aktual Visho Ajazi Lika.

Vendin e Gjonit propozohet ta zërë analisti, Mustafa Nano i cili me parë ka qenë pjesë e shërbimit diplomatik. Ndërkohë, vendin e lënë bosh të ambasadorit në Emiratet e Bashkuara nga Ermal Dredha i cili kandidoi dhe fitoi si krye-bashkiak i Vlorës, propozohet për t’u zëvendësuar nga Ridi Kurtezi aktualisht ambasador në Malin e Zi. Ambasadorja e Shqipërisë në Holandë Adia Sakiqi, pritet te emërohet ambasadore në një tjetër shtet në BE.

Ish-nënkryetarja e kuvendit Vasilika Hysi është përzgjedhur për drejtuar Misionin e Përhershëm të Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Ndërsa diplomacinë shqiptare në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë pritet ta drejtojë ish-deputeti socialist Fate Velaj. Ervin Bushati ish deputet dhe ish drejtues i PS Tiranë, është favorit për të zëvendësuar ambasadoren Floreta Faber në SHBA. Mbetet e paqartë nëse emri i tij është në listën e parë që pritet të mbërrijë në presidencë. Procesi emërimit të ambasadorëve të rinj nis me propozimet e Ministrisë të Europës dhe Punëve të Jashtme, të cilat marrin aprovimit të kryeministrit i cili ia dërgon presidentit. Pas miratimit nga presidenti të gjithë të propozuarit për ambasador zhvillojnë dëgjesa në Komisionin Parlamentar për Punët e Jashtme. Pas miratimit nga ky komision, i vjen radha dekretimit nga presidenti Bajram Begaj./TCH



10 Comments

    1. Tashme standarti Rampallist kap majen edhe ne dhjeroplomaci! Nuk mjaftojne menderdeputetet, mutminostrat apo shurrankryetaret lokale. Kishte nevoje per nje “koktel” brekemadhi une enverist. Pasiqe dhjeu mire e mire vatane, nisi te shperndaje ca pordhe neper bote anembane!!!

  1. Gallatat e ripjelljes me patronazhistat ! Much Nano bajga nga Skrapari,Ervin Bushati qe u eleminua nga voruesit tiranas,mori vetem 880 vota per deputet ne zgjedjet e vitit 2021( po vilen me 2 ha ,20000m kujt do tia ler hajdutii PTT- ve) Ilir Gjoni I biri I ish sekretarit te fundit te komitetit te partise se Tiranes ambassador ne NATO????? Te gjithe te paafteve iu sigurohet nga nje vend per te gratitude shqiptaret! Po Frrok Cupin ,Ilir Mecen,Idajet bythqirin,Plarent Ndrecen ,Halit Valterin nuk I cuat me ndonje vend pasi kane kontribuar per ripjellhen ! Fuck you motherfucker rilindas!

  2. Mbushen dhe ambasadat me muçmuta dhe hajde pastaj te bej hajer ky vend,dmth ambasadoret qe duhet te jene te pavarur ,tani jane te varur komplet si puna e koqeve ,normal se dhe koqet jane varur diku.
    U mbushen institucionet dhe ambasadat e ketij shteti plot me koqe kanari ose koqe gomari 😂😂😂

  3. Une i propozoj KM-se qe te propozoje propozimin tim per te propozuar si ambasadoe

    te jashtezakonshem dhe fuqiplote krahas te nderuarit Muc Nano edhe shume te nderuarit

    Mero Cupi, , Frrok Baze,, Lorenc Minxhozi, Skender Vangjeli, Dritan Bolino, Karlo Hila,

    Sokol Kajsiu e Blendi Balla. Nese propozimi im miratohet , Shqiperia do te kishte fatin

    e madh te perfaqesohej nga ambasadore te nje kalibri kaq te larte, por gazetaria do te

    jetonte ditet e saj me te trishta sepse do humbiste penat me te shquara, mendimtaret

    me te pavarur e me te guzimshem. Sa keq qe ndarja e parakohshme nga kjo bote, na

    privoi nga mundesia te kishim ambasadore edhe te ndjeret Andrea Duka dhe Arben

    Stefani ,rahmet u paste shpirti,

  4. Kjo nuk eshte gje fare, por kur te ngrodhin keto plena do ju veja Zahoja emrat e ketyre e frroqe cupereve, Plarent Nrecshalngjitmi, avokat spartak dorina etj , ne shkolla e rruge😜😂🤮 si figura te shqyera ne bythlepirjen e Ramazanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *