• |
ide | kryesore

Plagosja e ushtarëve italianë të KFOR-it/ Meloni: Nuk do ta tolerojmë më

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Meloni



Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar për sulmet e protestuesve serbë ndaj forcave të KFOR-it në veri të Kosovës. Rreth 20 ushtarë të KFOR-it u plagosën nga të cilët 3 italianë janë në gjendje të rëndë pas trazirave në Zveçan. Meloni ka thënë se sulmet ndaj KFOR-it nuk do të tolerohen më, por ka kërkuar edhe nga Qeveria e Kosovës që të mos ndërmarrin veprime të njëanshme.

“Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë shpreh ndjenjat e mia më të sinqerta të afërsisë me ushtarët italianë të plagosur gjatë trazirave në Kosovë. Shpreh gjithashtu dënimin tim më të fortë për sulmin që u bë kundër misionit të KFOR-it, ku përfshiheshin edhe ushtarë nga kombet e tjera. Kjo që po ndodh është absolutisht e papranueshme dhe e papërgjegjshme”, – ka shkruar Meloni.

“Ne nuk do të tolerojmë sulme të mëtejshme ndaj KFOR-it. Është thelbësore që të shmangen veprimet e mëtejshme të njëanshme nga autoritetet kosovare dhe që të gjitha palët e përfshira menjëherë të bëjnë një hap prapa, duke kontribuar në zbutjen e tensioneve.

Angazhimi i qeverisë italiane për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor është maksimal dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë. Konfirmoj afërsinë time me ushtrinë italiane dhe mirënjohjen e fortë të qeverisë për profesionalizmin e jashtëzakonshëm dhe shpirtin e lavdërueshëm të shërbimit që ata tregojnë në të gjitha rrethanat”, – ka deklaruar kryeministrja e Italisë. /LAPSI.al



3 Comments

  1. Ta shkerdhej rracen tende te kurve pepino Shkerdhate pro sllave. Baxhelle pse nuk permende Vucicin.Enver Hoxha beri mire qe na izoloi nga ju.plehra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *