• |
ide | kryesore

Shpërthen bombola e gazit në Patos, tre persona dërgohen me urgjencë në spital

Arkiva



Një ngjarje e rëndë ka zgjuar Fierin ditën e sotme, ku në një banesë ka rënë zjarr si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.

Burime bëjnë me dije se tre persona janë lënduar dhe kanë pësuar djegie trupore, ku dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Fierit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 09:15, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një bombul gatimi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F. S., 69 vjeç, në lagjen “Grizë”, Patos.

Si pasojë, ka pësuar djegie trupore shtetasi F. S., shtetasja Y. S., 67 vjeçe dhe shtetasja D. Sh, 40 vjeçe, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *