• |
ide | kryesore

Tensionet në veri të Kosovës/ Kurti bisedë telefonike me zv.kryeministrin italian

Lajme, Të fundit
​Masakra e Srebrenicës/ Kurti: Fqinjësia e mirë ndodh vetëm kur palët distancohen prej krimeve



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me situatën e krijuar ditën e sotme në veri të Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Kurti bën me dije se gjatë bisedës telefonike me zëvendës kryeministrin italian, Antonio Tajanin theksoi se ishte për qetësimin e situatës në veri dhe për zbatimin e Marrëveshjes Bazë me Serbinë.

“Pata një bisedë telefonike me ZëvendësKryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani sot më herët. Që të dy u pajtuam se koha e tashme thërret për zbatim të Marrëveshjes Bazë dhe situata të jetë e qetësuar”, shkroi Albin Kurti.



1 Comment

  1. Albinit i lumt kari, ka ber gjithmon gjen qe eshte ne interes te Kosoves, qofte edhe me kosto te larta politike personalisht. Te gjith kan ber gam-gam, edhe amerikanet e dashur, po Albini ka ber te veten dhe ne fund ka dal ai me i fituar dhe i ka dhen me shum dinjitet Kosoves. Nuk eshte kurv burr si keta tanet, si Ram poturja qe ben shokun e ngusht te ropqirit Vucic, apo si Sali patrioti dyleksh, qe furnizonte milloshevicin e qe arrestonte Adem Jasharin, totalisht ne sherbim te UDB-se. Mbahu Albin, jemi me ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *