• |
ide | kryesore

Titulli, Europa, mbijetesa dhe Këpuca e Artë: të gjitha në 90 minutat e fundit të Superiores

-Instant, F1, Sport
Superiores



Një titull për tu vendosur, një Europë për tu arritur e një mbijetesë për tu siguruar. Java e fundit e kampionatit do të japë të gjitha verdiktet, përfshirë atë të golashënuesit më të mirë të Superiores. Sigurisht nëse Florent Hasani do të ishte në fushë në ndeshjen kundër Erzenit do të ishte më e lehtë për të kuptuar fituesin e Këpucës së Artë.

Sulmuesi i Tiranës me 16 gola, nga të cilat 4 me penallti, ka 3 rrjeta më shumë se ndjekësi më i afërt. Por në javën e fundit ai është i skualifikuar dhe nuk ka mundësi të mbrohet në rast se Da Silva ekzaltohet me një tripletë. Sulmuesi i Partizanit, dygolësh në ndeshjen e fundit me Kastriotin, ka mbërritur në kuotën 13, me 3 gola me penallti. Sigurisht është e vështirë të mendohet që në një ndeshje të fundit, ku edhe skuadra kundërshtare ka Europën si objektiv të shkohet në goleadë. Por është një situatë hipotetikisht e mundshme dhe braziliani është kërcënimi më i madh për Hasanin.

LOJTARI          SKUADRA   G   P

F. Hasani             Tirana              16   4
Victor da Silva    Partizani          13   3
Patrick Nonato   Erzeni              12   0
R. Dwamena       Egnatia            11    0
S. Guindo            Laçi                   11    3

Kështu, sepse Nonato me 12 gola, vështirë të imagjinohet ti shëojë 4 gola Tiranës me Erzenin, pavarësisht se Shehi ka vetëm 11 lojtarë e një pankinë U18 për ndeshjen e fundit. Dëamena e Guindo janë dy sulmuesit e tjera që shpërthyen në 2023, por me 11 gola janë praktikisht jashtë. Kohët kur ndeshjet dilnin 6-5 me një emër të vetëm në listën e golëshënuesve ka kaluar, kështu që për Këpucën e Artë duket një garë dyshe, me atë që është spektator nga tribuna i ndeshjes së fundit favorit…

SUPERIORE JAVA E XXXVI

16:00 Egnatia – Kukësi
16:00 Erzeni – Tirana
16:00 Bylis – Vllaznia
16:00 Laçi – Kastrioti
16:00 Partizani – Teuta



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *