Gjatë ceremonisë së nisur për fillimin e punimeve në Campo Nou, drejtuesit e Barcelonës groposën një thesar nën fushën e lojës. Deri në fund të vitit 2024, skuadra Blaugrana nuk do të luajë në impiantin historik, i cili do t’i nënshtrohet punimeve të rinovimit.
Skuadra e teknikut Xavi do të shkojë për të luajtur ndeshjet e tyre në shtëpi në Montjuïc. Ndërsa stadiumi do të jetë gati në kohë për 125 vjetorin e klubit. Kostoja e rinovimit të Camp Nou është rreth 1450 milionë euro dhe punimet do të fillojnë sot. Për nisjen e punimeve, klubi përgatiti një ceremoni në të cilën përveç presidentit Blaugrana, Laporta, mori pjesë edhe trajneri Xavi, kapiteni Sergio Busquets dhe lojtarja Melanie Serrano.
BARCELONA GROPOS NJË THESAR
Në nder të kësaj dite historike – Barça nuk ka qenë kurrë larg Camp Nou – presidenti Laporta ka dashur të tregojë çfarë do të thotë stadiumi për klubin. “Këto 123 vite të historisë së Barçës mund të përkufizohen në shumë mënyra. Camp Nou është tempulli dhe fortesa jonë, prandaj duam që ai të vazhdojë të jetë këtu, në lagjen tonë, Les Corts, që nga viti 1923, dhe në qytetin tonë. Ky stadium është një ëndërr kolektive dhe një trashëgimi për fëmijët tanë dhe nipërit dhe mbesat”. Në fund, ndërsa vendosej guri i parë, klubi ka groposur edhe një kuti pleksiglasi nën barin e gjelbër.
👏🏻 Las paladas ponen el punto y final a este acto simbólico de la primera piedra del nuevo Spotify Camp Nou pic.twitter.com/EV4NwMSAYl
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) May 29, 2023
Brenda saj janë vendosur gazeta që raportojnë historikun e sotëm. Pastaj të gjithë të pranishmit shtuan diçka: Xavi një fanellë Blaugrana; Busquets një shirit kapiteni; një top dhe këpucë futbolli të vendosura nga dy të rinj nga Cantera. Në fund Laporta vendosi një flamur katalanas mbi të, përpara se të mbyllte kutinë dhe të hidhte mbi të lopatën e parë me dhe. Në këtë mënyrë, historia e Barcelonës do të jetë brenda Camp Nou edhe gjatë punimeve. E kushedi sa do të qëndrojë kapsula e kohës nën stadium.