Partizani është shpallur kampion për herë të 17 në historinë e tij. Të kuqtë kanë mundur 2-0 Teutën në ndeshjen e fundit të kampionatit, duke u renditur para Tiranës, me pikë të barabarta, por në vend të parë me ndeshjet direkte. Nuk mjaftoi fitorja 1-2 me Erzenin për Tiranën, që detyrohet të humbasë titullin pavarësisht 67 pikëve, sa të kuqtë. Në Europë shkon Vllaznia, që me fitoren 1-2 me përmbysje në Ballsh dënon vendasit me rënien nga kategoria. Në këtë pikë, në playout me Korabin do të shkojë Erzeni.
Partizani luajti shanset në shtëpi në “Arenën e Demave”, por Teuta që pati përballë ishte shumë e lëshuar për të ndaluar një skuadër që duhej të fitonte titullin. Colella i gëzohet triumfit të parë në karrierë, ashtu si një pjesë e mirë e lojtarëve të të kuqve. Partizani dominoi ndeshjen me Teutën dhe goli ishte thjesht cështje minutash. Koha erdhi kur u mësua që Tirana kishte kaluar në avantazh në Niko Dovana me Erzenin. Atëherë Mba goditi shtyllën e Rrapaj shënoi dy minuta më pas golin e avantazhit. Festa nisi që në atë moment, me tifozë që u futën në fushë.
Tirana në anën tjetër u arrit nga goli i Ademit si për të qetësuar edhe më shumë tifozët e Partizanit. Në Tiranë loja ishte e mërzitshme e me sens unik. Teuta nuk kishte as dëshirën të shkonte nga anët e Rexhepit, ndërsa rastet e të kuqve vazhdonin të koleksionoheshin. Cara në minutat shtesë, për shkak të tymueseve të hedhura, shënoi golin e dytë që suguroi rezultatin. Frikë vetëm pak caste për të kuqtë, kur Vila fitoi një penallti që e humbi Kallaku. Kështu, sfida u mbyll me shifrat 2-0 dhe i dha trofeun e radhës Partizanit, ndërsa pa Teutën t’i jepte lamtumirën ëndrrave për të luajtur në Europë.
Tirana pikërisht atëherë shënoi golin e dytë të fitores 1-2 me Erzenin, duke arritur pikët e njëjta me kampionët e rinj. Abazaj i dha fitoren Tiranës, që e mbylli kampionatin në vendin e dytë. Erzeni duhet të luajë shanset e tij në “playout”, ku përballë do të ketë Korabin.
Në Europë shkon Vllaznia që fitoi me përmbysje 1-2 ndaj Bylis. Shkodranët janë të katërtët e kapërcejnë Teutën, ndërsa mallkastriotët që i hoqën titullin Tiranës me barazimin një javë më parë, ranë nga kategoria. Lajthia në minutën e 36 kaloi Bylisin në avantazh por një minutë më vonë barazoi Jonuzi. Në të dytën, ishte Latifi ai që shënoi golin e dytë duke i dhënë fitoren për Europën skuadrës së Vllaznisë. Një gol i shënuar nga Shqiprim Taipi në pjesën e dytë, i ka mjaftuar Kukësit të fitojë në transfertë me Egnatian, që mendon vetëm për finalen e Kupës me Tiranën. E kotë fitorja e Laçit përballë Kastriotit, sepse kurbinasit mbetën pas Vllaznisë.
SUPERIORE, JAVA E 36
Bylis-Vllaznia 1-2
Lajthia 36’/ Jonuzi 37′, Latifi 66′
Egnatia-Kukësi 0-1
Sh. Taipi 55′
Erzeni-Tirana 1-2
Ademi 39′ / Haxhiu 36′, Abazaj 90+7′
Laçi-Kastrioti 3-0
Sali (A.G) 28′, Ujka 72′, 90+1′
Partizani-Teuta 2-0
Rrapaj 39′, Cara 90+7′
PALMARESI I FITUESVE
1930 – Tirana
1931 – Tirana
1932 – Tirana
1933 – Skënderbeu
1934 – Tirana
1935 – (nuk u zhvillua)
1936 – Tirana
1937 – Tirana
1938 – (nuk u zhvillua)
1939 – (nuk u njoh)
1940 – (nuk u njoh)
1941 – (nuk u zhvillua)
1942 – (nuk u njoh)
1943 – (nuk u zhvillua)
1944 – (nuk u zhvillua)
1945 – Vllaznia
1946 – Vllaznia
1947 – Partizani
1948 – Partizani
1949 – Partizani
1950 – Dinamo
1951 – Dinamo
1952 – Dinamo
1953 – Dinamo
1954 – Partizani
1955 – Dinamo
1956 – Dinamo
1957 – Partizani
1958 – Partizani
1959 – Partizani
1960 – Dinamo
1961 – Partizani
1962-1963 – Partizani
1963-1964 – Partizani
1964-1965 – Tirana
1965-1966 – Tirana
1966-1967 – Dinamo
1968 – Tirana
1969-1970 – Tirana
1970-1971 – Partizani
1971-1972 – Vllaznia
1972-1973 – Dinamo
1973-1974 – Vllaznia
1974-1975 – Dinamo
1975-1976 – Dinamo
1976-1977 – Dinamo
1977-1978 – Vllaznia
1978-1979 – Partizani
1979-1980 – Dinamo
1980-1981 – Partizani
1981-1982 – Tirana
1982-1983 – Vllaznia
1983-1984 – Elbasani
1984-1985 – Tirana
1985-1986 – Dinamo
1986-1987 – Partizani
1987-1988 – Tirana
1988-1989 – Tirana
1989-1990 – Dinamo
1990-1991 – Flamurtari
1991-1992 – Vllaznia
1992-1993 – Partizani
1993-1994 – Teuta
1994-1995 – Tirana
1995-1996 – Tirana
1996-1997 – Tirana
1997-1998 – Vllaznia
1998-1999 – Tirana
1999-2000 – Tirana
2000-2001 – Vllaznia
2001-2002 – Dinamo
2002-2003 – Tirana
2003-2004 – Tirana
2004-2005 – Tirana
2005-2006 – Elbasani
2006-2007 – Tirana
2007-2008 – Dinamo
2008-2009 – Tirana
2009-2010 – Dinamo
2010-2011 – Skënderbeu
2011-2012 – Skënderbeu
2012-2013 – Skënderbeu
2013-2014 – Skënderbeu
2014-2015 – Skënderbeu
2015-2016 – Skënderbeu
2016-2017 – Kukësi
2017-2018 – Skënderbeu
2018-2019 – Partizani
2019-2020 – Tirana
2020-2021 – Teuta
2021-2022 – Tirana
2022-2023 – PARTIZANI
Fare ben leku edhe ne futboll luajti fort Olsi Rama
Sa i ngjan te vellait
Varianti Mcgonigal
A cop injoranti ti po cfar lidhje ka politika me furbollin o idjot çdo gje do e lidhni me Edi Ramen ju ngeli Rama ne goj ah medet qe jeni kot me kot dhe nuk dini se cfar flisni
Tirona o kokerr injoranti ca lidhje ka Edi Rama ketu idjot se çdo gje do e lidhni me Edi Ramen kthjellohu o injorant mos hith kot me kot
Familja Rama vjedh zgjedhjet e gjithe qytetareve shqiptare dhe nuk pyet per asgje ndersa vjedhjen e titullit kampion ndaj komunitetit te tifozeve te tirones as qe ja ndjen fare. Autorokracia dhe arroganca eshte perhapur si metastaze ne te gjitha institucionet shqiptare. Tek FSHF eshte dukshem sepse drejtuesi i saj, oligarku i pulave dhe matrapazi i interesave korruptive fitimprurese pervec mbeshtetjes se familjes Rama ka dhe suportin e njerezve te skandaleve te Fifas dhe Uefas. Poshte diktatura e korrupsionit
Tironci o injorant po kush ju vjedh zgjdhjet juve o mostra te ndyre te sali non grades dhe ilir metes po juve nje her nuk ju do me njeri dhe ju akoma nuk e kuptoni pse shqiptaret nuk ju votojn me ja ta them un pse nuk ju votojin sepse ju qdo gje do e lidhni me politiken ju levizjen e lir te te rinjve ne vende të dryshme te botes e perdorni për propaganda politike per te sulmuar kundershtarin turp keni nje politik te mbrapsht ku ne vendet e botes dhe atje ka ikje masive por politka atje keto gjera nuk futen pjes e politikes ju madje po fusni ne për sulme politike dhe futbollin gjdo gje do e lidhni me Edi Ramen gjdo gje do e fusni politik juve nuk ju do me as Amerika as Europa dhe Shqiptaret ju kan refuzuar dhe nuk duan tju shohin me me sy dhe as tju degjojn me sepse ju shpellaret e sali non grades dhe ilir metes jeni ca mostra ca injorant ca rrugaç ca lluma ca mashtrusa dembele hileqare ju jeni pa atdhe pa iman jeni ca te pa fytyre ju vetem shpifni genjeni shantazhoni helmoni hidhni bald pergojoni shani ofendoni ja prandaji dhe Shqiptaret nuk ju duan me juve o mostra te ndyre te sali non grades dhe ilir metes dhe kete gje dhe bufi e di