• |
ide | kryesore

Video/ “Ushtar” Telushi ngriti trofeun e nisi festën e titullit: Rama përcakton të ardhmen e teknikut Colella

-Instant, Sport, Video
Partizani



Kupa e 17 në historinë e klubit është ngritur lart nga kapiteni i Partizanit, Bruno Telushi. Një sezon i gjatë dhe sfilitës u mbyll me fitoren 2-0 ndaj Teutës e të kuqtë mund të festonin një trofe që ia rrëmbyen rivalëve të përjetshëm të Tiranës. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku i dorëzuan medaljet lojtarëve të kuq, ndërsa trofeu iu dha “ushtar” Telushit, që e ngriti në qiellin e “Arenës së Demave”. Partizani është kampioni i ri i vendit.

RAMA: “DY TITUJ NË 5 VITE NUK JANË PAK”

“Ishte e bukur dhe e veçantë kur shoh lojtarë që kanë triumfuar. Ka qenë i jashtëzakonshëm dhe i bukur. Kemi besuar gjithmmonë dhe ju them çunave të bë besojnë në kualitet dhe të japin maksimumin tonë. Jam falënderues për tifozët dhe presidentin sepse më në fund Partizani është në shtëpinë e vet”. Olsi Rama, drejtori i përgjithshëm i të kuqve nuk e ka fshehur kënaqësinë për titullin kampion. Sigurisht që tani vëmendja kalon në prezencën në Europë, ku Partizani do të luajë në Champions: “Plani është të festojmë titullin. Kjo loja e nervave na ka bërë të pushojmë por dihet që ka shumë punë. Të fitosh është bukur, por ta mbrosh është edhe më e vështirë – tha Rama -. Titulli i para 3 viteve ishte i pari pas shumë viteve. Kemi edhe shumë për të treguar. Isha shumë skeptik sepse skuadrat që kanë ndërtuar stadiume kanë pasur probleme. Por ne e thyem atë gjë dhe dolëm kampion. Dy tituj në 5 vite nuk janë pak. Por të mos harrojmë që është Partizani, një emër i madh dhe duhet të rikthejmë shijen e suksesit në ngjyrën e kuqe”.



1 Comment

  1. Kampion,o rroçka shpallet ekipi me golaverazh me te mire, ne kete rast Tirona, Apo ju vandalet e partixonit i boni rregullorrt vete . Ne fakt ishte e çuditeshme qe te mos ndodhte edhe ne futbooll vjedhja…..e…mosperfillja e regullores e ligjeve qe I shkelni perdite,o llumi kombetar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *