• |
ide | kryesore

Ambasadori amerikan zbardh listën e ndëshkimeve për Kosovën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
amerikan, Hovenier



Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka bërë deklarata mjaft të forta këtë të martë për mosmarrëveshjet me Qeverinë e Kosovës. Në një takim me disa gazetarë në Prishtinë ai ka zbardhur edhe një “listë ndëshkimesh” për shkak të vendimit të qeverisë së Albin Kurtit për të dërguar me forcë në zyrat e tyre kryetarët shqiptarë të zgjedhur në komunat me shumicë serbe.

Hovenier njoftoi së pari se Kosova nuk është më pjesë e stërvitjeve “Defender 2023”, së dyti, SHBA nuk ka më vullnetin për të ndihmuar Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe po ashtu as të takohet me udhëheqës kosovarë.

“Shtëpinë e keni në flakë”, – u ka thënë sot ambasadori Hovenier gazetarëve duke hequr dorë nga gjuha diplomatike për të treguar se “ku i solli, sipas tij, qeveria me vendimet e saj”. Sipas një raportimi që ka bërë Gazeta Express, Hovenier ka thënë fillimisht se kriza në të cilën gjendet sot Kosova “nga perspektiva e Amerikës ishte e panevojshme”. Hovenier ka thënë se Kurti vendosi që pa u koordinuar me SHBA-në të fuste kryetarët e rinj shqiptarë në objektet e komunave me shumicë serbe. Në këto rrethana, Hovenier tregoi se SHBA-ja i ka parashtruar Kryeministrit Kurti dy kërkesa.

“Ne nuk e kuptojmë pse nuk mund të shfrytëzohen lokacione alternative, apo ndërtesa tjera publike, për kryerje të funksioneve të tyre. Ne besojmë se prezenca e Policisë së Kosovës në ndërtesat ku ka hyrë me forcë është tejet sfiduese, prandaj i kemi kërkuar Qeverisë që të tërheqë policinë nga këto 3 ndërtesa komunale”, – ka thënë ambasadori.

Pasi Kurti, sipas ambasadorit, nuk u përgjigj këtyre kërkesave është marrë masa e parë “ndëshkuese” e SHBA-së, ndaj Kosovës. Forcës së Sigurisë së Kosovës i është anuluar pjesëmarrja në stërvitjet e përbashkëta me NATO-n.

“Sot nuk ka pasur aktivitet për Defender Europe ’23, dhe nuk do të ketë. Për Kosovën. Ato stërvitje kanë përfunduar”, – ka thënë diplomati amerikan duke shtuar se raportet e Kosovës me SHBA-në janë ndarë në një nivel që nuk ka qenë asnjëherë më parë.

Hovenier është shprehur se në rrethanat e tanishme, SHBA-ja nuk ka entuziazëm për të punuar për interesat e Kosovës, për ta ndihmuar atë për integrimin në organizatat ndërkombëtare dhe për të marrë njohje nga shtetet mosnjohëse.

“Më duhet të them se në këtë moment, SHBA-ja nuk ka shumë entuziazëm për të reaguar ndaj disa prej interesave të Kosovës, siç është angazhimi me vendet mosnjohëse, apo puna aktive për të avancuar Kosovën në rrugën euroatlantike”, tha Hovenier.

Një tjetër “ndëshkim” me të cilin mund të përballen liderët kosovarë është refuzimi i zyrtarëve të lartë amerikanë për t’i takuar.

“Do të befasoheshim sikur në rrethanat e tanishme do të kishte gatishmëri për takime të zyrtarëve të lartë, edhe nga SHBA-ja në Kosovë, edhe anasjelltas” – është shprehur ai.

Ambasadori tha se përgjegjëse për këtë është qeveria e Kosovës. I pyetur nëse masat prekin edhe Presidenten Vjosa Osmani, ambasadori ka thënë se nuk i takon të flasë për këto dinamika brenda institucioneve.

Megjithatë, Hovenier ka përmendur se Osmani e ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin ndërkombëtar, në veçanti me SHBA. “Besoj se kjo është diçka që ajo e trajton me seriozitet”, – tha ambasadori.

Diplomati amerikan në Prishtinë tha se ende shpreson që Kurti do të marrë parasysh atë që ai e quan “këshillë” të SHBA-së, për t’u tërhequr nga veprimet në veri të vendit.

“Ndjejmë shumë keqardhje që situata ka ardhur deri këtu, mirëpo më duhet të jem i sinqertë. Kështu është situata. Shpresojmë se kryeministri Kurti do ta marrë këshillën tonë dhe do të marrë menjëherë hapa drejt uljes së tensioneve në veri” – ka thënë ambasadori sipas Express.

I pyetur për deklaratat e Beogradit që kanë folur për zhvendosje të ushtrisë afër kufirit me Kosovën, Hovenier ka thënë se nuk është shenjë e mirë kur vendet fqinje i mobilizojnë forcat e tyre.

“Por, në këtë pikë, ne jemi të shqetësuar për veprimet e Qeverisë së Kosovës, të cilat kanë krijuar këtë atmosferë krize në veri. Prandaj, po kërkojmë që ato të adresohen”.

Edhe pse i ka dënuar sulmet e protestuesve serbë ndaj ushtarëve të KFOR-it, Hovenier tha se burimi i përplasjes është vendimi i Kurtit.

“Kjo nuk e rrëzon faktin që arsyeja se pse ushtarët kanë qenë aty, për të ruajtur paqen në atë skenar, ka qenë vendimi i marrë nga Kurti për të tentuar që të sigurojë qasje në tri ndërtesat komunale, përmes forcës. Ky është vendimi që duhet të adresohet sa u përket uljes të tensioneve dhe ne po kërkojmë diçka të tillë” – u tha ambasadori amerikan gazetarëve.

“Ne jemi këtu, së bashku, që unë të theksoj sa serioze është situata, dhe i kam thënë edhe kryeministrit sa serioze është”.
Por a ka “kohë shtesë” për Kurtin?

“Nuk mendoj se do të shihni shumë durim nga ana e SHBA-së në raport me pritshmërinë tonë për qeverinë që të ndërmarrë veprime për të depërshkallëzuar situatën në veri” – u shpreh Hovenier. ©LAPSI.al



14 Comments

  1. Te qifsha mu namerike. Me mir pushtoje Kosoven dhe bej si te duash sesa ta trajtosh si skllav. Ku na qenka pastaj ndryshimi midis skllaverise se Serbise nga ajo e Amerikes??!!

    1. Amerika e blinken dhe bidesë, muhabet soros.

      Do të mdërrohen administratat pas një viti. Në fakt amerika që me obamën e uli numrin e njohjeve, filloi lëshimet mdaj beogradit tani thotë vuçiç çun flori, ndërkohë vuçiç ka 2 vjet ka marrë superxhiro ka terheq serbët nga çdo institucion.
      Fakti është që bideja njeh srbinë si faktor në ballkan.
      Tani thotë zgjedhje të ligjshme por edhe pse serbët gjujnë me armë , pse hyre në ndërtesë.

      Në fakt vuçiç po thotë që unë sebët në kosovë i përdor i komandoj. Zotimet i ka hedh poshtë dhe usa me lajçakun pad ohrit direkt po ia njeh këtë të drejtë. Ça normalizimi qenka ky me vuçiç që ka prish çdo gjë?

      Amerika ka probleme dje si gjithmonë gjendet fajtori diku tjetër

  2. Shqipot duan vetem qofte tek Daja… falas. Sepse mendojne se i meritojne.

    I kane mesuar mami, babi, xhajat, hallat, dajat dhe tezet kur ishin te vegjel.

    “Jane me te miret e nenes”… derisa zbulojne qe… s’jane.

  3. Kosova do paguaj shume per nje idiot si Albin Kurti Mos harrojme ai eshte mik i Salih Berishes dhe qe te dy duan diskreditimin e kosoves dhe terheqjen e Amerikes nga kosova Tani do ta shikoj sa i vlen lekura Albin Kurtit

  4. Albin Kurti po ekspozon nje Serbi dhe Rusi ushtarakisht aktive ne Veri te Kosoves.

    Koha do te tregoje nese eshte idjot i Gjermanise, idjot i SHBA-ve apo thjesht nje idjot nga Prishtina. 😅

  5. Gringot dhe Neoliberalet Sorosian te BE e kane shitur me kohe Kosoven te Serbia. Me ngjarjet e fundit u gjet thjesht preteksti. Kishin kohe qe i thonin Kosoves hip se te vrava, zbrit se te vrava. Problemi eshte qe Tirana zyrtare i ka shitur me kohe interesat kombetare dhe eshte kthyer ne nje shtet vasal te rendomte.

  6. Shba shofin interesat e tyre te ngushta. Serbia e ka kuptuar se qendrimi amerikan edhe pse i shtrenjte blihet me dollar. Shifni sasine e armatimeve qe ka blere serbia vitet e fundit nga usa, franca dhe rusia, ku per çudi kryeson usa me dyfshin e vleres te frances dhe rusise te mara sebashku. Bota dhe mardheniet nderkombetare jane interes i ndersjellte dmth partneritet. Shqiperia nuk i ofron asgje shbave dhe nuk eshte partner dinjitoz, prandaj dhe me Kosoven luhet kaq shemtuar ne favor te serbise. Duhet te ishim kujdesur me kohe per dite te tilla!

  7. E turpshme çfar thotë ky palo ambasador për Kosovën që i ka zbatuar rregullat të gjitha. Sorrosianet dhe satanikët kanë pushtuar gjithë Perëndimin, fut këtu edhe Tiranën.

    Get the fuck out ambassador!

  8. I nxoren me ne fund dhembet kollaret e Washingtonit. E vetmja menyre te zhvasin Trepcen ne kembim te borxheve jugosllave te Serbise, eshte “neutralizimi” i rrezikut Kurti! Vetem se ndryshe nga ca vite me pare kur vetem Berlini refuzonte, tashme edhe Lindra sikur eshte jashte orbite… Bedelet e ish te luftes te majmur me korrupsionin si Ramushi apo shoket e tij kane marre si duket ndonje kothere ne kembim te aksionit te radhes te permbysjes se Kurtir! Shkurt, dyshja BB (Boden-Blinken) i kane bere m.. me Klinton e me Aboma!!!

  9. Po ndaj Serbise nuk paska sanksione, vetem Kosova qe beri e zbatoi rregullat e urdherat e perendimoreve paska faj se zbato kushtetuten, dhe u dashka denuar,,, kurth, vetem kurth mund te quhet kondra qeverise se Kosoves, e lenije ne balte te detyrave qe vete shtetet perendimore e ngriten e mbajne shtetin e Kosoves.KJo ofensive anti kosovare ka nji shije te hidhur e politike te dyshimte per filo ruset ne ballkan qe kane marr krah po sulmojne me deklarata anti kosove, . Sot e kesaj dite shohim e degjojme parullen rreaksionare aneksuse te serbise per kosoven ,,,,,Qe Kosova eshte Serbi,,, po per kete, e mbi kete parulle rreaksionare perse SHBAja e te tjerenuk degjohen te kundershtojne, a eshte frymexuese per reaksionaret serbe qe veprojne ne ato komuna me veprime anti ligjore e indentopendiste,.planet obskurante te Vucicit, nuk po kritikohen, por e drejta kushtetuese e mbrojtjes e rregullit kushtetues e Kosoves per teritoret e ligjet e saj, na qenkan ndesh me ziline apo deshirat e BLIKENIT,,Soroist, e servilet filo ruse te kamufluar si RAMA.

  10. Kjo politike eSHBAse ne ballkan eshte me afer Beogradit sesa per qetesine ballkanike. Hidhini nje sy per analogji veprimit te ambasadorit amerikan neKosove, e politikes anti opozitare te Ki metes ne vendin tone. Ne Kosove perkrah pakicat serbe irrendentiste te nxitura e paisur nga Vucici, e shkojne aqe larg sa po e abandonojne ate qe bene per clirimin e saj. Kjo ne kete fjalim te ketij ambasadori gati sa nuk kerko pendese per ate qe bene SHBAja per Kosoven, pra po kontribuojne ne shkatrrimin e atij shteti vetem qe mos te prishin relatat politike serbo , a.erikane, e per ta mbajtur si shteti .e i perkedhelur ne ballkan.kjo tregon se presioni rus po ka sukses mbi qeverine amerikane, e mbase e lejon per nje Ukraine te dyte ne ballkan.Percarja e politikes demokratike ne Shqiperi, e presioni ndaj asaj te Kosoves eshte politika e perdhunimit te demokracise mes dy shteteve shqiptare. Te lesh ne balte kete komb me pro Amerikan, eshte prerje ne bese per interesa meskine qe ky popull te pushtohet nga forcat anti shqiptare, dhe kjo na dergon pak larg historikisht kur as qe e dinin, por as qe donin nji shtet Ilirian, andaj e coptuan. Me kete dua te theme se ne se do kishim shume ALBINE edhe shqiptaret do ishin te baraz peshuar ne politike me shtetet e tjere te ballkanit, e sdo i beheshim vella Vucicit,apo Bidenit. Ne shqiperi jane dakord me politikat anti demokratike te ketij pushteti monist, te cilen e perkrahin derisa zhdukin, apo nxisin eliminimin e opozites, kete ka bere Kimetja nepemjet gjoja politikes amerikane, kjo eshte nje ndodhi qe politikes se shprehur nga keta, apo perfaqesues te departamentit te SHBAse i kane shprehur vetem e vetem per qetesine e rehatine tyre. Pcifimi politik i amerikes me sherbetoret e Rusise, eshte kapitullim i sotem ne favor te carit rus e kralit Vucic.Te rroje deshira se faktet jane rrezuar.

    1. Servet jane nje tufe gabelesh qe nuk i pyet kerrkush.

      Amerika ka shkaterruar Shqiperine dhe ne jemi pa mbrojtje , shume e thjeshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *