• |
ide | kryesore

Anulohen aktivitetet e “Defender Europe ‘23” në Kosovë

Lajme, Të fundit



Ministria e Mbrojtjes e Kosovës njoftoi sot se për shkak të situatës në veri të Kosovës, aktivitetet e parapara për sot në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe ’23”, anulohen.

Kështu thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

“Ju njoftojmë se për shkak të situatës në veri të vendit, aktiviteti i paraparë për sot (DV DAY), në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe ’23”, anulohet”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar, pas vendosjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.



1 Comment

  1. Serbet ne bashkepunim me ruset ja arriten qellimit, dmth ben qe te anullohet stervitja e NATOs defender. Bastarded

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *