• |
ide | kryesore

E ardhmja, Dybala dhe një finale për të luajtur, Mourinho thumbon Seviljen: “Historia nuk i fiton finalet”

-Instant, Sport
Mourinho



José Mourinho bëhet gati të luajë një tjetër finale evropiane të karrierës së tij si trajner. E dyta radhazi me Romën pas suksesit në Tiranë në Conference League. Trajneri portugez, i cili foli në konferencën për shtyp në Budapest në prag të finales së Europa League, tha se ishte i sigurt për vlerën e skuadrës së tij: “Ne e meritojmë këtë finale, e meritojmë këtë rrugëtim pas 14 ndeshjesh. Sevilla favorite? Për ta, një finale europiane është zakon”. Për të ardhmen portugezi shmangu pyetjet: “Nuk kam pasur kontakte, kam folur me kapitenët e mi dhe ata e dinë se çfarë mendoj”. Për aktivizimin e Dybala nuk është edhe shumë optimist: “20-30 minuta mund t’i bëjë”.

MES HISTORISË E MERITËS

Mourinho është i sigurtë se historia nuk i fiton finalet dhe për ta shpjeguar e zgjeroi konceptin: “Trajneri i Sevillas, Mendilibar, mendon ndryshe. Ai beson se ekipi i tij është favorit sepse historia i bën ata favoritë. Unë e respektoj këtë, por nuk jam dakord. Ne jemi këtu sepse e merituam. Është e vërtetë, ata kanë histori dhe përvojë që ne nuk e kemi. Për ta një finale evropiane është pothuajse normale, për ne një ngjarje e jashtëzakonshme. Por nesër, kur të fillojë ndeshja, nuk do të ketë histori, thjesht do të jemi aty”. Më pas Special One shtoi: “Sevilla është një skuadër e madhe, në fakt dy skuadra të mëdha duke qenë se ka 25-26 lojtarë të nivelit më të lartë që ofrojnë shumë opsione. Në fund të fundit, buxheti i tyre nuk është i yni. Megjithatë, duhet thënë se ata nuk i njohin djemtë e mi dhe nuk e njohin ekipin tim si ekip. Ne jemi këtu”.

E ARDHMJA

Vëmendja pastaj kthehet te tripleta e zikaltërve dhe lamtumira që e pasoi. A mund të ndodhë përsëri? Këtë herë tekniku shtoi diçka të re: “E ardhmja? Pyesni Mendilibar, duke qenë se nuk ka kontratë dhe është në një situatë më komplekse se e imja… Sa për mua, është mes meje dhe ekipit, ata e dinë se çfarë mendoj. Unë fola me dy kapitenët e mi dhe ata më pyetën diçka të ngjashme. Unë iu përgjigja objektivisht, ata e dinë se çfarë dua. Është ndryshe nga Inter, sepse në atë kohë nuk kisha nënshkruar ende me Realin, por gjithçka kishte përfunduar. Tani nuk kam asnjë kontakt me klubet e tjera. Mendoj për nesër dhe atë që duam të bëjmë, sepse duam të luajmë. Ne jemi këtu”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *