• |
ide | kryesore

Haradinaj: Albin Kurti të japë dorëheqje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti për përmbysje të të gjitha të arriturave të Kosovës.

Lidhur me përjashtimin e Kosovës nga “Defender Europe 2023”, Haradinaj ka thënë se kjo përbën “alarm për sigurinë tonë nacionale”.

“Përjashtimi i Kosovës nga ushtrimi i NATO-s “Defender Europe 2023” është alarm për sigurinë tonë nacionale. Duhet të jesh shumë dritëshkurtër që në këtë kohë kaq delikate, të armiqësohesh me krejt botën demokratike?”

Ai ka kritikuar ashpër kryeministrin Kurti duke thënë se ka rrëzuar miqësitë dhe aleancat e krijuara ndër vite.

“Shtetet investojnë me dekada për të krijuar miqësi dhe aleanca. Në rastin tonë, del një Albin Kurti e tenton t’i rrëzojë ato. Ka pasur edhe të tjerë në historinë tonë që kanë dashur t’i përmbysin këto aleanca, por Kosova ka qenë më e madhe se sa vogëlsia e tyre dhe ka triumfuar. Ajo nuk ka alternativë tjetër përpos të triumfojë edhe këtë herë.”



1 Comment

  1. Haradin pasha Po bjen radikes…! Pra fajtor eshte Kurti ju pritshi raportet me kriminelat SI radojqiq dhe veselinoviq,te cilet kan dirt me gjak shqiptari ,bisneset me keta kriminel kishit krysisht ju krahut I luftes,komandant te ndryshem ,futej mall pa dogan dhe damtohej shteti me miliona,me pa durimi Po pritni te bjer qeveria.!!! bre hajnat e kqi ne Emer te gjakut te dhan per liri tjetersut gjithe pasurin e Kosoves,turp…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *