• |
ide | kryesore

Nerva të tensionuara mes Klose e Igli Tares në ditën e festës së Lazio: fjalë të rënda mes të dyve

-Instant, F1, Sport
klose



Në ditën e festës së Lazio për kujtimin e Kupës së Italisë të fituar ndaj Romës dhe në ditën e lamtumirës nga futbolli të Stefan Radu, protagonistë u bënë Igli Tare e Miroslav Klose. Ish-sulmuesi gjerman tregoi të vërtetën e tij për lamtumirën e tij nga kryeqytetasit. E kjo u pasua me një përgjigje të ashpër nga drejtori sportiv shqiptar, që nuk i pëlqeu tifozëve bardhekaltër.

Në fund të festimeve të Lazios, Miroslav Klose, i ftuar meqë ishte në fushë në atë finale historike, ka dhënë disa deklarata për gazetarët. Pyetjes se pse nuk e rinovoi kontratën me Lazion në atë kohë, kampioni i botës iu përgjigj: “Jam i emocionuar, Lacio më ka dhënë aq shumë sa është e pamundur ta harrosh. Për mua është e rëndësishme të them të vërtetën. Nuk më është ofruar kurrë rinovimi, edhe pse doja të largohesha. Shumë lojtarë nuk janë ndarë mirë nga Lazio, klubi duhet të ndryshojë në këtë gjë. Ka rëndësi edhe njeriu, jo vetëm lojtari”.

PËRGJIGJA E HELMATISUR E TARES

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka reaguar menjëherë duke iu përgjigjur deklaratave të sulmuesit gjerman për Corriere dello Sport: “Kam folur me të tre herë para skadencës, por më tha se donte të largohej, pasi kishte menduar të tërhiqej një vit para kohe. Ajo e tij ishte një zgjedhje familjare. Të jesh lojtar i madh nuk do të thotë të jesh njeri i madh. Burrat dallohen në vepra. Dyert për tu sqaruar janë gjithmonë të hapura dhe e tregon që ishte i ftuar bashkë me ish-shokët e tij të skuadrës”. Një përplasje verbale në të cilën tifozët e Lazios u rreshtuan përkrah sulmuesit gjerman, i cili falë golave të tij hyri në rradhët e idhujve.



4 Comments

  1. Po ku.kane Perendimore bese dhe fe. BYTHQIRA TE PABES DHE BURRACAK JANE. MESHKUJ KURVA.TI HANE KARIN SHQIPES BYTHQIRI SERBO GJERMAN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *