• |
ide | kryesore

Pa rroga/ Punonjësit e inceneratorit të Fierit dalin në protestë

Lajme, Të fundit
Fierit



30 punonjës të inceneratorit të Fierit protestuan sot në mëngjes pasi prej pesë muajsh nuk kanë marrë pagat. Inceneratori është sekuestruar nga SPAK dhe është vendosur një administrator nga shteti.

Punëtorët e inceneratorit të Fierit kanë bojkotuar punën duke bllokuar hyrjen e automjeteve që kryejnë shkarkimin e mbetjeve urbane të 6 bashkive të Qarkut Fier.

Punëtorët theksojnë se janë ankuar tek administratori Farudin Arapi, i cili ju premtoi se do të likuidohen shumë shpejt, por deri tani kjo nuk ka ndodhur.



3 Comments

  1. Po sikur nuk kishte perfunduar se ndertuari ky incenerator,tani na del se punon por s’paguan punetoret…..kur do lexojme njehere nje lajm te vertete mor aman!!!!

  2. Ska para me .U mbaruan .me qfar u blene vilat ne gjirin e lalsit .Po gazetat .po qeveria .si dhe pronaret mese do jetojne ne mergate .Tani punetoret te shterngojne pak rrypin .se su be kjameti .Mesandej ne shqiptaret jemi mesuar me te tilla situata.puno e mos merr lek.

  3. punon apo nuk punon ky dreq inceneratori se na keni ca karin, vetem zhurme mediatike e smorem vesh akoma asgje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *