• |
ide | kryesore

Pakti i Juventus me Prokurorinë e FIGC shpëton Europën: vetëm një gjobë prej 718 mijë euro

-Instant, F1, Sport
Juventus



Gjykata Federale ka pranuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë ndërmjet Juventus dhe prokurorisë publike FIGC në kuadër të procedurës së manovrës së pagave. Në fund, bardhezinjtë u dënuan me 718,240 mijë euro gjobë (për t’u ndarë mes klubit dhe drejtuesve të përfshirë) dhe hoqën dorë nga çdo apel tjetër. Nga pakti është hequr pozicioni i Andrea Agnelli, i cili do të dalë në gjyq më 15 qershor. Vendimi është komentuar nga presidenti federal Gabriele Gravina: “Ka një moment për verifikim, vlerësim dhe gjykim. Por ka edhe një moment për të vendosur dhe për të parë të ardhmen me qetësi më të madhe. Të gjitha në respektim absolut të rregullave. Ky akt i fundit është i parashikuar nga rregullat tona, i dëshirueshëm dhe i përbashkët. E është rezultati më i bukur për futbollin italian, për të gjetur një moment qetësie”.

GJOBË EDHE PËR DREJTUESIT, JA VENDIMET

Me përjashtim të pozicionit të ish-presidentit Agnelli, i cili ka vendosur të paktën për momentin të mos negociojë, TFN ka pranuar edhe sanksionet e tjera të propozuara ndaj ish-drejtuesve të Juventus. Në veçanti, gjobë prej 47 mijë eurosh për Fabio Paratici, 35,25 mijë euro për Pavel Nedved dhe 32,5 mijë euro për Federico Cherubini. Gjobë edhe për Cesare Gabasio (18.5 mijë euro), Paolo Morganti (15 mijë), Giovanni Manna (11.75 mijë) dhe Stefano Braghin (10 mijë).

JUVENTUS “KËRCEN” NË BURSË PAS VENDIMIT

Juventusi vrapon në bursë pas marrëveshjes për pranimin e fajësisë. Akordi me 718 mijë euro gjobë, në të ashtuquajturën manovër pagash me prokurorinë e FIGC, në Piazza Affari është pasuar me një rritje prej 7% të aksioneve për 0.31 euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *