• |
ide | kryesore

Rusia kërkon që Serbia të fusë ushtrinë e policinë në Kosovë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Rusia kërkon që Serbia të dërgojë një numër të caktuar policësh dhe ushtarësh në territorin e Kosovës. Deklarata në mbështetje të këtij zhvillimi ka ardhur nga përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë, Mihail Uljanov.

“Për shkak të situatës aktuale në Kosovë dhe Metohi, do të ishte e dobishme të kujtojmë se në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Beogradi rezervon të drejtën për të kthyer një numër të kufizuar të policëve dhe ushtarëve të tij në atë rajon”, tha ai.

Më herët ka qenë vetë ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, që ka komentuar tensionet duke pretenduar se “një shpërthim i madh mund të ndodhë në zemër të Europës”, teksa ka fajësuar perëndimin për situatën e krijuar.

Kjo thirrje vjen në një kohë kur Serbia ka aktivizuar nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake dhe ka dislokuar një numër ushtarësh pranë kufirit me Kosovën.

Ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, tha se shpresonte për një zgjidhje politike të situatës së tensionuar në komunat veriore të Kosovës, por nuk përjashtoi asnjë pistë, as atë të luftës.

Sakaq, Kosovapress ka publikuar pamje të disa helikopterëve të ushtrisë serbe që patrullojnë në kufi me Kosovën.



3 Comments

  1. Erdhem tek e verteta historike qqe zgjat. Prej nnje shekulli kundder kombeve te fuqqishmit ndaaj tee. Dobeteve ku defakto u vertetu qe nnje. Komb. Apo disa. Kombe mund te puushtohen baz konjukturave pperrrr nnje kohe por jo te. Sundohet mbasi eshtee kriijuaar tte ffunksionojne. Sunddimi njerzor vetem pperrmes te tte ddrejtes hakut jo anntivlerrave sejcili ddon te ddrejten hhaakkuun dhe. Sprrannoon paadrejttesi. Tii beehet dijenni te gjith. See me kombbin shqqiiptaare skeni shhaaannce. Te. Tallenni me siikuur te ggjithh. Bashk te behheni. Se nuk jan pa. Zot pppa. Rrrrisk ddhe pa te drrejta

  2. Hajd se do e kujtoni Enverin.

    Eshte thene nga patriotet me kohe se mungesa e ushtrise sjell pasoja te tilla dhe se Amerika vetem do na demtoje.

    Minimumi asnje robqir serv nuk duhet prit si turist kete vere ne Shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *