• |
ide | kryesore

Sfidon Mou e “injoron” Romën, Mendilibar: “E përgatis këtë finale si çdo ndeshje tjetër”

-Instant, Sport
Mendilibar



Trajneri i spanjollëve të Sevilla, José Luis Mendilibar, në konferencën e shtypit para aktit konkluziv të Europa League, ka folur për sfidën me skuadrën e Jose Mourinho. “Ne po i afrohemi kësaj finale me qetësi. I thashë Mourinho se jam i nderuar të përballem me të. Ai ka marrë pjesë në shumë finale ndërsa për mua është e para. Por po e përgatis sikur të ishte ndonjë ndeshje e çfarëdoshme, sepse nuk dua t’i transmetoj nervozizëm lojtarëve. Ata janë të gjithë të disponueshëm dhe të gjithë mezi presin të jenë atje”, ishin fjalët e José Luis Mendilibar në prag të finales së Europa League kundër Romës.

Tekniku i Sevilla megjithatë nuk zbuloi asgjë nga formacioni, pavarësisht se është rreth 24 orë para ndeshjes. “Kush do të luajë në vend të Acuna? Të them të drejtën, ende nuk i kam idetë e qarta për këtë. Kam vetëm dy muaj e gjysmë këtu dhe gjërat po shkojnë mirë. Sa për të ardhmen, do të shikoj”, ka përfunduar Mendilibar. Tekniku spanjoll e ka kontratën që e lidh me andaluzianët, që skadon në fund të qershorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *