• |
ide | kryesore

Situata në Veri, Rusia: Perëndimi të mos i fajësojë serbët për incidentet në Kosovë

Arkiva, Lajme, Të fundit

Rusia kërkoi nga Perëndimi që të ndalë “propagandën” e tij pasi 30 ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, u lënduan gjatë përleshjeve me protestuesit serbë në Zveçan.


“Ne i bëjmë thirrje Perëndimit që përfundimisht të ndalë propagandën e tij të rreme dhe të ndalë së fajësuari për incidentet në Kosovë serbët e dëshpëruar, të cilët po tentojnë të mbrojnë të drejtat e tyre legjitime dhe lirinë, përmes mjeteve paqësore dhe pa armë”, tha Ministria e Jashtme e Rusisë.


Rusia, që është aleate e Serbisë, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. KFOR tha të martën se tre ushtarë janë plagosur me armë zjarri dhe se dhuna e shkaktuar të hënën në Zveçan nga “turma agresive” ka qenë “e paprovokuar”.

Që nga 26 maji, tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur, pas hyrjes në ndërtesat komunale të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut të kryetarëve të rinj shqiptarë të këtyre komunave.

Më 29 maj, protestuesit serbë kundërshtuan kryetarët e rinj serbë dhe kërkuan tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.

Bashkësia ndërkombëtare ka dënuar veprimet e Kosovës dhe kanë cilësuar “hyrje me forcë” shkuarjen në ndërtesat komunale të kryetarëve të rinj.

Bashkimi Evropian ka kërkuar që Kosova të pezullojë operacionet policore rreth ndërtesave komunale në veri, si një hap i parë për të shtensionuar situatën.

Serbia ndërkaq ka kërkuar që njësitë speciale të Policisë së Kosovës të largohen nga veriu.

Autoritetet në Kosovë kanë mbrojtur vendimin e tyre për të dërguar kryetarët e rinj në ndërtesat komunale, nën përcjelljen e policisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për dhunën në veri më 29 maj ka akuzuar Beogradin për “dirigjim të turmës ekstremiste”.



2 Comments

    1. More emer shuar,
      edhe une dua ti mirekuptoj Serbet. Shqiptaret e Kosoves u munduan per me shume se 150 vjet ti mirekuptonin ata, megjithse ata nuk e pranuan as ti degjonin njehere ankimin e shqiptareve. Tani ka ardhur koha qe shqiptaret, serbet, boshnjaket, kroatatet, malazezet te jetojne ne te njejtin rrafsh apo nivel pa qytetare te klasit te pare apo te dyte. Ketu qendron edhe problemi.

      VELLEZERIT tane (te vetedeklaruar si te tille) Serbe edhe pasi na luftuan me tanke e avione shkateruan vendin e ekonomine perdhunuan burra, gra, femije e pleq e i perzune nga shtepite e pronat e tyre.
      Kjo eshte edhe arsyeja qe kjo fjala VELLEZER ne kete rast nenkupton MOTHERFUCKER.

      Deshen te tregojne forcen dhe pergjigjen e moren nga NATO.
      Forcat ushtarake te shtetit Serb u detyruan te dalin nga Kosova si qente e rrahur me bisht ne shale.
      Ju ka marre malli per bomba te tjera ne Beograd? No Problem.
      Keto te rejat jane me precise e me efektive.
      Na lini te jetojme te gjithe bashke ne paqe. ICH LIEBE EUCH ALLE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *