• |
ide | kryesore

“Titull ishte ai i Skënder Gegës”: Presidenti i Partizanit Demi, ‘kunj’ Colellas e sfidë tendencioze Tiranës

-Instant, Sport
Demi



“Pengu më i madh për mua është që jam me pikë të barabarta me Tiranën. Dua të jap një opinion, por se kam unë në dorë: nëse ka mundësi, të bëhej një ndeshje direkte. Derbin e fundit se fituam dot, të bëhej një ndeshje direkte për të vendosur titullin. Nuk i shkon emrit tim që Partizani të dalë kampion me pikë të barabarta me Tiranën”. Sigurisht do të kishte qenë më poetike për të legjitimuar supremacinë e një skuadre që fiton titullin, por edhe kështu Gazment Demi e mban shtrënguar kampionatin e 17 të Partizanit. Numri 1 i të kuqve ka parë skuadrën e tij të fitonte në javën e fundit titullin, edhe pse rrezikoi shumë të mos e bënte, pas barazimit në derbi. “Vërtet ne fituam në fund, gabimet e Tiranës suksesi jonë, por kur kujtoj ato 5 ndeshje 2 pikë, acarohem dhe dua të ulëras me të madhe. Për karakterin tim, titulli më ka shijuar, por jo ashtu si e dua unë. Nuk më shijon mua titulli me pikë të barabarta në sekondat e fundit”.

Numri 1 i të kuqve kthehet të flasë për shitjen më të shtrenjtë në historinë e kampionatit shqiptar, atë të Xhuljano Skukës, për 1.4 milionë euro te Metz. Demi ka zbuluar edhe një prapaskenë se për stafin do të ishte larguar për shumë më pak, nëse ai nuk do të insistonte: “Po të mos isha unë ky që jam, Skuka do të shitej 500 mijë euro, por këmbëngula unë dhe arritëm atje ku arritëm. Unë kam 10 vite që punoj me stafe. Medaljet e gradat i marrin stafet, kjo ndodh në gjithë boten. Unë vetëm hedh lekët e familjes time, nuk mërzitem fare. Kam 10 vite tani, kam eksperiencë, kam kaluar shumë stafe. Por po të ishte për stafet, Skuka do të ishte shitur 500 mijë euro”.

Sidoqoftë, kjo mënyrë si u fitua titulli, me 67 pikë sa Tirana, të cilën dështoi ta mundte në takimin direkt të fundit, edhe pse ishte në vështirësi, nuk i ka pëlqyer presidentit Demi: “Edhe para dy vitesh që e fitoi Teuta, ishim ne kampionë deri në momentin e fundit që na mundi Vllaznia në mes të Tiranës. Titulli shijohet si atëherë kur e kam fituar me Skënder Gegën, 11 pikë përpara – tha Demi, duke shtuar -. Më përpara kam bërë një shaka duke thënë se sa të jem unë te Partizani, Tirana nuk fiton, por nuk e them më. Tani do them se sa të jem unë, Partizani do jetë për kampion”.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *