• |
ide | kryesore

Vuçiç takohet me ambasadorët e Quint-it, BE-së, Rusisë dhe Kinës

Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, priti në takim ambasadorët e vendeve të Quint-it – SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë – ashtu si edhe kreun e delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd.

Në takim mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Millan Mojsilloviq, raporton Radio-Televizioni i Serbisë.

Vuçiq, gjatë ditës, do të takohet edhe me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës.
Takimet vijnë një ditë pasi protestues serbë në Zveçan – komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës – u përplasën me ushtarë të KFOR-it.

Dhjetëra të plagosur u raportuan në të dyja anët.

Protestuesit në këtë komunë, ashtu si edhe në dy të tjera, Zubin Potok dhe Leposaviq, protestuan kundër kryetarëve të rinj shqiptarë, të dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit.

Protestat janë duke vazhduar edhe sot.

Mbrëmjen e së hënës, Vuçiq u bëri thirrje serbëve në veri të Kosovës që të mos përplasen me NATO-n.

Qeveria e Kosovës ka fajësuar Beogradin për “dirigjimin e turmës ekstremiste” në veri të shtetit.

Por, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia kërkoi nga Kosova dhe Serbia që të marrin “përgjegjësinë e plotë” për ngjarjet që ndodhën më 29 maj në veri të Kosovës dhe “të mos fshihen pas narrativëve të rremë”.



2 Comments

  1. kfori qenka me keq se unprofori hollandez qe la me u masakru 15 mije burra boshnjake

    qenka nxef italjoni se nje tufe me serbe i hyn ne dru

  2. Po te vëresh deklaratat e shefave evropiane te gjithë fajsojne te dy palët dhe nuk vene gishtin tek fajtori i vërtete, megjithëse u rrahën nga serbet, qe do ishte zgjidhja reale. Kjo tregon se ata nuk duan zgjidhjen e konfliktit, kane preferenca per serbet dhe urrejnë me shpirt shqiptaret, qe duan t’i zhdukin si komb.

    Mirutakofshim ne sherrin tjetër ndëretnik!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *