• |
ide | kryesore

Administrimi i keq i Behiratche dhe sezoni i hedhur në kosh: Tirana i bëri keq llogaritë

-Instant, Sport
Behiratche



Mes Tiranës e Jocelyn Behiratche gjithçka shkoi keq. E pra, qendërmbrojtësi nga Bregu i Fildishtë ishte një nga garancitë e bardhebluve në vitin e titullit, sezonin e kaluar. Këtë herë faktorët u ndërtuan jashtë dhe u reflektuan brenda fushës së gjelbër, në të cilin 23 vjeçari gaboi në dy momentet kruciale ku Tirana humbi titullin kampion, edhe pse deri në atë moment ishte e favorizuar.

Por për të arritur deri aty duhet kthyer shikimi 5 muaj më parë kur Behiratche u tentua të shitej në ditët e fundit të merkatos, por u hoq dorë sepse oferta ishte e ulët dhe kartoni i lojtarit ndahet me agjensinë e menaxhimit. Nga aty vlente vetëm rinovimi me lojtarin për të mos e humbur me parametër zero, por lojtari nuk dëshironte dhe klubi mendoi ta presiononte duke e lënë jashtë formacionit sa kohë nuk kishte firmë. Në fushë pastaj Shehi e ktheu për mungesë lojtarësh, por dicka ishte thyer dhe u kuptua në humbjen në Niko Dovana të Tiranës, pikërisht përballë Teutës, kur lojtari u ndëshkua me karton të kuq për agresion ndaj kundërshtarit, duke marrë edhe një pezullim për 5 ndeshje nga Disiplina.

Në fakt, Behiratche nuk i trembej më inaktivitetit të gjatë, sepse kampionati ishte në fund. Tirana pastaj e goditur nga dëmtimet e skualifikimet pagoi 200 mijë lekë për të shlyer pjesën e mbetur prej dy ndeshjes për lojtarin, që ta kthente në fushë, në ndeshjen që e dinte se do të vendoste gjithcka, atë kundër Bylis. Fatkeqësisht mbrojtësi shkaktoi atë ndërhyrje naive, që i lejoi Kridens Metës të akordonte penalltinë që i hoqi Tiranës titullin kampion, sepse Partizani e arriti me pikë dhe e parakaloi falë ndeshjeve direkte. Behiratche merr kështu përgjegjësinë e pafat të protagionistit negativ, me kthimet e dënimet që i kondicionuan mendjen e këmbët, ndërsa Tirana paguan faturën e një administrimit që mund të ishte krejt ndryshe…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *