• |
ide | kryesore

Idiotët e dobishëm kundër Albinit

1, Ide
andi bushati



Tensionet e fundit në Veriun e Kosovës, në mënyrën më banale të mundëshme, e kanë shndëruar një debat mbi ligjin, të drejtën dhe ekzistencën e një shteti funksional, në një sherrjajë mes “pro” dhe “anti” amerikanëve. Në plan të parë kanë dalë të njëjtët idiotë të dobishëm që përsërisin refrenin, “Albini po na prish me Amerikën”, “Kurti ka pasur gjithmonë këtë qasje”, “ai s’pyeti partnerët ndërkombëtarë”, “për të futur një kryetar komune në zyrë, ai u përplas me Uashintonin” etj.

Në fakt, përtjej kësaj qasjeje prej çilimijsh të pakënaqur apo vasalësh folklorikë, qëndron një shqetësim real. Rrallë ndonjëherë më parë Kosova ka marrë paralajmërime kaq të rënda, sa në këtë rast. Përjashtimi nga manovrat ushtarake, ndërprerja e vizitave të zyrtarëve në SHBA, ose deklarata si ajo e sekretarit Blinken, mund të kenë vërtet për shumë shqiptarë efektin e elektroshockut.
Ky fenomen i ri kërkon përgjigje sepse, pikërisht në raste të tilla, ndahen mendjet përtace prej skllavi nga shpirtrat e lirë që kërkojnë arsyen. Të parët vënë kujën për pasojat, të dytët kërkojnë të gjejnë shkaqet.

Lexo me tej:

CNN: Pse serbët sulmuan NATO-n në Kosovë (dhe si po përfiton Vuçiç) 

Nëse duhet pranuar se ka një mosmarveshje të thellë mes qeverisë së Kosovës dhe parnerëve perendimorë, pyetja racionale nuk është zbulimi i armikut mes nesh, por gjetja e thelbit të konfliktit.

Të gjithë e mbajmë mend se serbët lokalë i bojkotuan katër komunat e veriut (bashkitë… po ta shkruanim me titra), provokuan zgjedhjet e parakohshme në të cilat më pas nuk morën pjesë. Ndonëse ato duheshin mbajtur në afat, në rakordim me partnerët ndërkombëtarë, Kosova dëshmoi tolerancë duke i shtyrë nga Dhjetori në Prill. Lista serbe sërish u tërhoq duke prodhuar katër kryebashkiakë me legjitimitet të cunguar. Ndonëse të tillë, ata u njohën nga amerikanët dhe europianët.
Por, kur të zgjedhurve u erdhi dita të merrnin funksionet shpërtheu dhuna, ekstremizmi, plagosja e ushtarëve të KFOR-it.

Pikërisht në këtë pikë opinioni është ndarë në dysh: idiotët e dobishëm të ‘pro” amerikanizmit fajësojnë kryeministrin e Kosovës si shkaktarin e kësaj gjendje, pasi ai ndërmori veprime pa u konsultuar me aletatët perendimorë. Në fakt, e vërteta është krejt ndryshe. Ajo që ndodhi është pasojë e një strategjie të mirfilltë serbe për të disfunksionalizuar shtetin e Kosovës. Ajo është një manovër e Beogradit për të treguar se cili komandon në Veri. Ajo është një strategji tensioni për të fituar sa më shumë në planin për ta çuar asocacionin drejt një tjetër republika serbska.

Kurti në “The Guardian”: Deklarata e Blinken, e padrejtë, e gabuar, lënduese dhe naive

Që Albin Kurti nuk është nacionalisti, anti-demokrat i cili do të vendosë me dhunë disa kryekomunarë shqiptarë në zonat e banuara nga serbët, këtë ai e tregoi edhe gjatë forumit të Bratislavës. Ai e spjegoi qartë se legjitimiteti i atyre që po futen në zyra është i cunguar. Ai i quajti ata kryetarë me “k” të vogël. Ai e përshkroi funksionin e tyre si teknik, me kompetenca minimale dhe hodhi dorashkën për një marëveshje politike, ku përmes zgjedhjeve të parakohshme, serbët të zgjedhin drejtuesit e komunitetit të tyre.
Pra, ai nuk këmbënguli në imponim, por në zgjidhje. Ama nga ana tjetër janë serbët që duan ta vazhdojnë bojkotin për të thellelluar boshllëkun institucional.
Albin Kurti do marrëveshje, Vuçiçi provokon konflikt. Kryeministri i Kosovës jep propozime për zgjidhje, presidenti serb hedh shkëndija për zjarr.

Bratislavë/ Kurti spjegon versionin e tij të konfliktit në veri 

Kaq të vështirë e kanë ta kuptojnë këtë ata që sot anatemojnë në parin duke kryer indirekt punën e të dytit? Nuk e besoj. Ata e bëjnë këtë ose se i është errur vështrimi nga urrejtja për një person, ose se janë shdëruar në besimtarë të verbër të superfuqisë.
Ky i fundit është në fakt një nga argumentat e tyre: Po, po qe e vërteta kështu si shkruhet në reshtat e mësipërm, pse atëhere SHBA, fajësoi Kurtin-pyesin ata? Pse Blinkeni bëri deklaratën e padëgjuar? Pse nga Borelli tek Makroni rrudhën buzët?

Kjo po, është një dilemë që do përgjigje. Dhe ajo nuk ka të bëjë pothuajse fare me meritat apo gafat e Albin Kurtit. Shqiptarët andej dhe këndej kufirit duhet të ndërgjegjësohen se situata gjeopolitike nuk është në ditët më të mira për ta. Lufta në Ukrainë, fronti kundër Rusisë, e ka yshtur perëndimin në një ngasje të madhe për të joshur Serbinë nga vetja, për të ndarë Vuçiçin nga Putini. Dhe përpara këtij qëllimi përkëdhelja e tyre me ndonjë favor, në provincën e largët në Veri të Kosovës është sakrifica më e vogël që mund të bëhet. Herezi mund të thonë disa. Por kur sheh se si këmbëngulet se Asocacioni duhet përfunduar para pikave të tjera të marrëveshjes, se si kryetarët e komunave që i ke bekuar vetë, duhet ta drejtojnë punën me “Zoom”, fillon e mendon këtë opsion. Edhe më i prekshëm bëhet ai po pe aktivitetin e ambasadorit amerikan në Beograd, Kris Hill, këtij mbështetësi të çdo nisme të Vuçiçit. A nuk tradhëtoi ky negociator i marrëveshjes së Rambouillet trashigiminë e Klintonit dhe Ollbrajt duke u kërkuar falje serbëve për bombardimet e ‘99-ës?
Kur, për interesat e momentit hidhet kjo hije për “luftën humanitare” të SHBA-së, pse nuk po u sakrifikoka edhe ndonjë ngastër tokë nga ato që vetë Hashim Thaçi i quante dikur “dhurata të Marshallit Tito”?

Albin Kurti për CNN: Nuk do ta dorëzoj Republikën demokratike te një milici fashiste 

Frika është pra se mund të kemi arritur në një pikë, kur për hir të bërjes për vete të Vuçiçit, po i bëhet presion Kosovës. E kjo s’ka të bëje fare as me gafat, as me egon e sëmurë, as me marrëzinë e madhështisë së Kurtit. Në interesin e këtij të fundit do të qe të shndërrohej në yes-men i ndërkombëtarëve për të sunduar më lehtë vendin e tij, ashtu si bëjnë plot maskarenj të tjerë në Ballkan. Dhe ky është paradoksalisht drejtimi nga duan ta shtyjnë kundërshtarët e tij më të mëdhenj. Fiks kjo sjellje prej idiotësh të dobishëm “pro” amerikanë, është gjëja që na bën keq më shumë se gjithçka tjetër. Ajo shkon përtej venerimit të tyre për superfuqinë dhe ka shumë më tepër pasoja se pëmbushja e inateve që ata kanë me Kurtin.
Këtë të fundit le ta bëjnë copë, le ta gjuajnë me domate në rrugë, le ti thonë i korruptuar, i marrë apo diktator, por ama asnjë shqiptar që vetëquhet i tillë nuk ka luksin ti kërkojë të bjerë në lojën shkatërrimit të shtetit, ku e fton Serbia. Ky pretendim nuk ka çmim, madje as kur e kërkojnë çlirimtarët tanë amerikanë.

©Lapsi.al

 



31 Comments

  1. Kreu i SHISH Vlora Hyseni s’ka qenë në Serbi/ Pamjet filmike që përgënjeshtrojnë edhe Berishën,vesi del me shpirtin kete ben salihu perdite shpif shpif shpif se dicka ngel te shpellkaret cecene,bushat idioti ne kete rast je ti,ti nuk do merrje fryme pa Ameriken

      1. Edith Harxhi, nuk ka asnje kontribut ne PD. Por mori poste te rendesishme vetem per nje arsye. Ajo ishte shoqe me Argita Berishen. Gjatë gjithë kohes qe PD ishte ne pushtet Edithin e therrisnin. “Ajo shoqja e Argites, ajo Harxhi” pra dhe emrin nuk ja dinin.Ti maloku salihut te ka mytur muti,shko mbaj shishen e shurres salihut sot,si byrektor malok qe je salihu te ka qire mamin vajzen dhe ty o idiot funksional

      2. Dava zhurmuesash të fugës. Dihet që duan të rregullojnë pëlqyeshmërinë në rrjet të ramës. PR ops. Vk.

        Bushati ka të drejtë në shkrimin e tij.

        Rama është fatkeqësi kombëtare.

  2. Po z. Bushati je sh jo koherent. A nuk doje ti vije zjarrin Shqiperise kur Rama mori pjese i vetem ne zgjedhjet lokale, sle gje pa then per zgjedhjet…. me duket se Serbet e Veriut po ndjekin keshillat e tua…ne Kosove

  3. per her te pare ta mbeshtes mendimin. Analiza eshte shum e drejt, shqiptaret po shiten per te joshur Vucicin.

    1. Bushati ka të drejtë, Veprimet e ramës dhe të debilizuarve janë kundër të ardhmes së shqiptarëve. E vërteta është që Rama është kancer për kombin. Ne jemi të gjithë shqiptarë ,dhe rama u ka shpall luftë shqiptarëve për pushtet e për pasurim të vet.

      Kancer

  4. Pirth o Andi pirth… akoma petlla me dhalle ti. Eshte me e thjeshte skema: Vucic bojkoton lokalet, Kurti ha sapunin e amerikaneve per djath dhe vrap per zgjedhje “teknike” demek ne fryme te ligjit. I fut zjarrin Vucici Mitrovices, sporti me i dashur i Serbeve mot e jete, dhe prap kalluf Kurti me polici e shtet se drejte. Ama ketu nis e hapen petet e lakrorit mire e mire: Blinken i fut nje dekllarate alla Dile Carcani, me keq trufon Edi Rama, madje e forcon Kimja e Prishtines me keq akoma fje. Ndersa ne Kosove mamuthet e korrupsionit me Hajradinaj tashme te sajdisur nga Rama pas perdes, nisin luften per te rrezuar Kurtin. Sic e rrezuan ne skenarin e pare te marrveshjes nen Trump, por qe ua dhjeu punet Merkel. Tani te shohim nese do ua dhjesin prape keto “operacione” qorre apo e dhjera nga menderet Tiranes dhe Beogradit do mbushe Kosoven…..

  5. Keto jane pordhe ne pe. Ambasadori Amerikan ne Kosove tha qe qeveria e Albinit as nuk i pyeti fare. Fantastike, mos ti pyesin, por a ka kellqe Kosova te ruaje kufirin e vet pa Amerikanet? Nese jo, atehere cfare po ben?

    E dyta, strategjikisht dihej se ku do vinte kjo pune. Qysh ne bojkotin e pare dihej se ku ishte synimi Serb. Atehere cfare ben ky syleshi i Kosoves? Nuk ka asnje strategji te veten per te parandale kete kurth, po shkon e bie brenda me te dy kembet?

    E treta, kjo eshte jo metaphorike por ndoshta pershkrim direk i Albinit kesaj rradhe – dhi e zgjebosur me bishtin perpjete. Nese je lider i forte, rrit ekonomine, ushtrine, bej nje shtet te forte Kosovar qe te jete ne gjendje te komandoje respekt. Sa per fjale te medhaja dhe leksione demokracie, cdo dy leksh mesues fillore ti ben per bukuri. Por menduam se zgjodhem nje strateg, dhe po na del ne rastin me te mire nje naiv qe po i ben nje dem te jashtezakonshem Kosoves. Gjithsesi, vete e kane zgjedhur, vete do i mbajne pasojat.

    1. Po mo kar ska dit gjo ambasadori apo aleatët kur dihet që kontrollojnë çdo gjë.

      Më shumë duket që donin me faktu ndarjen e veriut që.albini ua vuri para syve. Dhe tani skan nga lujn. Prandaj jan nxef se albini pati guximin dhe ua la letrat hap.
      Ato marrëveshjet e karit ku vuçiç nuk nënshkroi gjë vlejnë?? Thiatro thiatro
      Vuçiç rama alex soros dhe lobimi blinken klloun cirku . Administrate kari kjo e bidesë

  6. Kam mendimin se dhe kjo fabul që Amerika na do shumë në shqiptarët po bie pak nga pak.Mendoj gjithashtu që Amerika ka interesa shumë të mëdha ekonomike në rajonin tonë dhe i ka planifikuar me kohë se si do t’i realizojë.Duke menduar fillimisht që më shqiptarët do të ishte më lehtë por në një farë mënyre kane hasur pengesa sidomos nga parti e individë që duan t’i bëjnë brënda rregullave tani kanë gjetur Ramën dhe Vuçic që ja lehtësojnë veprimin por me haraçin e faljes se Mitrovicës veriut,plan që Amerika e ka pas opsion .Nuk ka si shpjegohet ky veprim ekstrem ndaj Kurtit dhe Ramë antishqiptarit dhe pazarxhiut me pasuritë e vëndit që për çudi i ka gllabëruar Amerika. Tani don me gllabëruar dhe minierat e Kosovës që janë në veri me planin e ndarjes nga trungu i Kosovës.

  7. Shkrimi i logjikshem nga Bushati. Na duhet dhe nje shkrim per qente qe lehin ne korr kur fryn ere ne katund.

  8. Kurvat ndërkombëtarë , për të përmbushur orekset e fqinjëve lakmiqar , ashtu siç e kanë copëtuar ndër shekuj Shqipërin e gjorë , vazhdojnë t’a kafshojnë për t’a copëtuar edhe sot . Dhe kjo , nga që e keqja Shqipëris i ka ardhur nga tradhëtia e vetë shqiptarëve , që fatkeqësisht edhe sot , këtij korri kurvash ndërkombëtarësh , i paraprin kryemuti i Shqipërisë së sotme , i cili ëndërron kryetarllëkun e NATOS.

  9. Te pergezoj per analizen e sakte e kurajoze Andi Bushati !
    Te jesh mirenjohes per ndihmen ne clirimin e Kosoves, teksa serbet ushtruan génocid ndaj shqiptareve, sigurisht eshte detyra e cdo shqiptari.
    Por mirenjohja dhe miqesia e sinqerte nuk do te thote nenshtrim ne cdo situate, madje kunder interesave te popullit qe drejton.

  10. Dikur paraardhesi, e familiari i Bushatit thoshte “Bar do hame dhe socializmin do ta ndertojme”. Tani po na thote nipi ca gjera.. VK

    1. Je deri diku i sakte, ne kete analize! Por shumica ja gabohet, ja nuk e kupton, se psese, NATO & Perendimi, lejoi, ndihmoi, per vite e vite, genocidet dhe spastrimet etnike, ne BiH dhe Kosove (per te mosthene qe ishte skenariste dhe bashkautore, si ne rastin e Srebrenices)! Kur nderyri NATO?! Kur boshnjaket dhe kosovaret filluan qe te armatoseshin seriozisht, kur USHTARET filluan qe te lene MJEKRA te GJATA, kur MJEKRROSHET, filluan qe t’i vene perpara, si bageti, kanibalet TERRORISTE, te Beogradit, KAQ!

  11. Bushati luan si gjithmonë me sofizma e deklarata kontraverse.

    Edhe idiot edhe i dobishëm ?????????

    Nga njera anë e pranon se situata gjeopolitike me luftën në Ukrainë , e detyron NATO-n që të evitojë një luftë tjetër në Ballkan, e shqiptarët duhet ta kuptojnë këtë realitet të hidhur, e nga ana tjetër ata shqiptarë që e kanë kuptuar këtë e kritikojnë Kurtin, i quan “idiotë të dobishëm”

    Është tashmë një fakt i pakundërshtueshëm se Kosova e fitoi pamvarësinë e saj si shtet i shkëputur nga Serbia me ndihmën e Aleancës Atllantike, ndonëse edhe mbrenda kësaj aleance pati edhe një pakicë filoserbe.
    Padyshim që një rol të rëndësishëm pati edhe reagimin e shqiptarëve të Kosovës që u ngritën në luftën çlirimtare, e kjo është e natyrëshme se ashtu siç thotë një thënie popullore, “po nuk qau fëmija edhe nëna nuk i jep qumësht”
    Por ama nëse fëmija është një “idiot i dobishëm” që nuk thith qunështin po kafshon gjirin e nënës, edhe nëna do të përpiqet të gjejë zgjidhjen, aq më tepër kur vihet në rrezik jeta e fëmijve të tjerë.

    Jam plotësisht i bindur që perëndimi nuk ka besim tek ish ministri i propogandës së Millosheviçit, Vuçiç, se ai ka bindje demokratike e i rreh zemra për BE.
    Ai e ka deklaruar e afirmuar me veprime se zemra i reh për Rusinë e Putinit.
    Nga BE ai synon vetëm që të vjelë para. njëlloj siç bën Rama me Erdoganin e Turqisë nga njera anë e me BE nga ana tjetër.

    Së fundi, Bushatit mund ti them se veçanërisht në politikë nuk mund të ketë “idiotë të dobishëm”
    Një politikan “idiot” që nuk e kupton se veprimi i tij sado “parimor” mund të bëhet shkas për vrasjen e mijra shqiptarëve, nëse armiqësohet me ushtritë mbrojtëse të tij, është jo vetëm i padobishëm po shumë i rrezikshëm për të gjithë.
    Boll luftuam e hangrëm bar 5 dekada me donkishotizmin e Enver Hoxhës , luftë me mullijtë e erës.

  12. Po perse amerikanet kur PD nuk morri pjese ne zgjdhje ata i njohen ato dhe denuan PD tani e njejta gje qendrimi i ndryshem, per mua tregon qe politika amerikane eshte amatoreske dhe aventuriere, si ajo qe armatos Ukrainen por lufta behet ne Europe.

  13. Berisha nuk është kthyer në parti të fitoj pushtetin, por të mbaj peng opozitën për hallin e tij.
    Problemi që ka opozita me të, nuk është se ai nuk e di se I prish punë opozitës. Problem është se ai e di shumë mirë që I prish punë opozitës dhe ndaj është I vendosur ta mbaj peng at. Ai është një pengmarrës që mendon se mund të shpëtoj duke mbajt peng opozitën. Dhe ky nuk është keqkuptim I tij. Kjo është bindja e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *